7/15/2023

HALLA HILE

Thash do shkruj prap per gjithe kete hipokrizine dhe demagogjin qe ndodhen ne Kosove, si ne skenen politike ashtu edhe ne media, ne lidhje me ngjarjet e fundit atje, ama thash me vete lene, kur Albinit nuk i bohet vone, pse me u merzit une halla Hile!!!!?

Do shkruj per fenomenin qe sa here qe e hasi me sjell lot ne sy, se si te rinje dhe te reja gjithandej ne bote po deshmojn dhe e deklarojn pranimin e Allahut Nje dhe faktit qe Muhamedi a.s. eshte i Derguar i Allahut!

Sot kete fenomen me ekspansionin e rrjeteve sociale e hasim perdite edhe me shume te shoqeruar me rrefime emocionale te motiveve dhe momenteve qe sjellin keta te rinje ne rrugen e drejte dhe te hajrit, rrugen e shpetimit, duke deshmuar ne veper Meshiren e te Plotefiqishmit ndaj robit te sinqert, i penduar dhe i gateshem te jete musliman (i perulur me adhurim para Krijuesit)!

Nje gje te ngroh zemren dhe te kenaqen shpirtin kur je deshmitar i manifestimit te nurit ne fytyrat e ketyre muslimaneve te rinje gjerman, amerikan, anglez, spanjol, italian, e shume e shume te tjere gjithandej botes, ...mbreslenese pa dyshim.

Por edhe nje gje sigurisht, si indivit, si njeri, si shqiptar i ndikuar subjektivisht nga konstrukti shoqeror i atedhedashurise, i vleres tone shqiptare, me brengos, shpresoj pa arsye reale, shqetesohem qe mos ndodhen fenomeni i paralajmeruar nga Allahu Fuqiplote ne Suren Mâ'ide ne ajetin 54 kur thot: "O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur."

Epo hë!!!!? Halla Hile, ...vazhdoje me tutje kete muhabet, duke folur edhe me tutje ju per krenarin laramane, per hajnin, per kurverin, per tradhetin, per "trimerin" ndaj te vetit dhe servilizmin ndaj te huajit, duke fol ju per profiteret, per mashtruesit hipokrit dhe argat te djallit vete, ...vazdoni!

No comments:

FIFA