7/20/2023

ABE Q.Q.T!

A e dini sa shtosa jon bo me Vand Damin edhe Enver Idrizin! Ka hala njerez qe ende nuk e ka pá filimin ku Enver Idrizi luan me Van Damin. Nje prej atyre jam edhe une. Biles, kastile e kom kerku, sun e kom gjet, ... nuk thom se nuk ó dikund, ama fakt eshte se nuk e kom pa!

Tash kjo ardhja e Vandamit ne Kosove shume njerezve edhe mua, sikur ua rahaton ni se mendjen e turbull dhe perfundimisht paten kenaqesi ti shohin Enverin edhe Zhanin bashke, ...kenaqesi aty per Klodin ta takoj edhe Ramushin. Me ndere i madhe per kombin ishte gjithashtu varja e shqiponjes ne qafe nga ana e Damit, ... abe q.q.t!!!

Gjithe kjo ma kujtoj ardhen e Pollatit para do viteve ne Maqedoni! A e dini sa shtosa jone bó edhe ne kete!? Hala qarkullojn sireta te pritjes madheshtore, te kuriozitetit dhe kenaqesise te takimit dhe qendrimit afer Alemdarit!

Po, vizita e perputhaxhive ne Maqedoni dhe efektet psiko-sociale te rinijës qe u diskutuan me te madhe atyre diteve. Po vizita e Klintonit dhe pritja e Rames edhe qortimi i ketyre dyve qe i bone Albin Kurtit, ...abe q.q.t!!! Po ardhja e Nojzit!!!!!?

Po, vizita e Bushit para do viteve dhe "vjedhja e sahatit"!? A u kujtohet sa hajdut na shpallen p.n., ... e, me ne fund dul se sekjuriti i ka thon Bushit: "...mister president, put ë uej dhë kllok, .. mó ta vjedhin"!!! ... dhe per mos bohet internashënall incident White House doli dhe foli se "presidenti vet e ka hek sahatin" dhe se "albanian peopel are very hospitable"!!! ...aq shume sa qe te vetin e çesin jasht e te huajin e mban mbrenda! Pa cka se 90 % e kane me t'lujtme *... !!!

Nobel people, me dy nobelista qe nuk kane dite te folin shqip! Pipell, ku veterani i UÇK i ngordhet proteston edhe vikaten midis te rruges "... doxhi, ...izaxhi kurvo!!!" ...kunder shqiptares Mimoza Kusari, pse ne nje situat me detyre politike ajo ka fol serbisht me nje deputet serb, dikur!!!! ....abe q.q.t!!! 

No comments:

FIFA