7/14/2023

LAVAZH I TRURIT

Kam lexuar kaq shume libra, por shume prej tyre i kam harruar. Atehere cili eshte qellimi i leximit?” Kjo ishte pyetja qe nje nxenes i beri dikur mesuesit te tij. Mesuesi nuk u pergjigj ne ate moment. Megjithate, pas disa ditesh, ndersa ai dhe nxenesi i tij ishin ulur prane nje lumi, ai i tha nxenesit se kishte nevon per uje dhe i kerkoi djalit t'i sillte pak uje duke perdorur nje site te vjeter te ndotur qe ishte aty pran e hudhur ne toke.

Nxenesi u hamend, sepse e dinte se ishte nje kerkese pa asnje logjike. Megjithate, ai nuk mund ta kundershtonte Mesuesin e tij dhe, duke marre siten, filloi te kryente kete detyre absurde. Sa here qe zhyste siten ne lume per te nxjerre uje per t'ia çuar Mesuesit te tij, ai nuk mund te bente as edhe nje hap drejt tij qe te mos mbetej asnje pike ne site.

Ai u perpoq dhe u perpoq me dhjetera here, por, aq sa u perpoq te vraponte me shpejt nga bregu te Mesuesi i tij, uji i kullonte neper te gjitha vrimat e sites dhe humbej gjate rruges.

I rraskapitur, me ne fund u ul prane Mesuesit dhe tha: “Nuk mund te marr uje me ate site. Me fal, eshte e pamundur dhe kam deshtuar ne detyren time"! “Jo – u pergjigj plaku duke buzeqeshur – nuk ke deshtuar. Shikoje siten, tani eshte si e re. Uji, duke u kaluar neper vrimat e tij, e ka pastruar ate"!

"Kur lexon libra - vazhdoi Mesuesi plak - je si sita dhe ato, librat, jane si uji i lumit"! “Nuk ka rendesi nese nuk mund te ruash ne kujtese te gjithe ujin qe bejne te rrjedhe ne ty, por librat gjithsesi, me idete, emocionet, ndjenjat, njohurite e tyre, te verteten qe do te gjesh mes faqeve te tyre, do te pastrojen mendjen dhe shpirtin tend dhe do te bejen nje person me te mire dhe me te paster. Ky eshte qellimi i leximit”.

No comments:

FIFA