7/27/2023

INTRIGA

I bie se eshte bere shume e zakont dhe tersisht normale qe njeriu ne te njejten kohe kur bisedon te flas per dicka bindeshem dhe aty per aty te jete i vetedishem se ai me te cilin bashkebisedon e kupton se ai nuk i beson, dhe te vazhdoj sikur krejt normale te insistoj te bisedoj duke e dite absolutisht se ai as vete nuk i beson vetes sepse e din qe po rrene ose te gjithe muhabetin e ka broçkulla!!!?

Kjo, sepese gjithashtu eshte bere shume e zakonshme te insistoj(m) ne shmangjen e vemendjes me cdo kusht nga percendrimi tek vetja duke insistuar me cdo kushte qe me veprime diversante dhe lloj-lloj formule te shperqendrojm vemendjen kudoqofte diku tjeter, per aq sa nuk jemi neve pika e synimit te problemit, pa cka qe neve e dime me vetedije qe problemi ne fakt jemi neve vete.

Prandaj neve ne tavolina i perfolim tjerit, u pikim ne qafe personaliteteve publike, sepse nè, te ngratit i kemi bindur qe te jene imun ndaj kritikes sepse, "ata jane personalitete publike", dhe se neve "atyre mund tu kerkojm llogari", ne te njejten kohe duke mos mbajt aspak llogari per faktin, qe ne fakt "neve i zgjedhim ata" qe me vone, "ti lutim ata", qe kur te deshtohet ne plotesimin e kerkesave tona, sepse vete nuk angazhohemi sa duhet, qe "ti kritikojm ata"!

Sidoqofte ky eshte kontesti, ...mungesa e gadishmerise qe te veprohet me pergjegjesi, te flitet me pergjegjesi, te zotohemi me pergjegjesi, te mbajm llogari, per fjalen e thene, per kohen e harxhuar, te veten dhe te dikuj tjeter, te reflektojm per rolin tone konform profilit qe e ndertojm karshi tjereve te ngjashem si neve, e te tjera konstatime logjike ne kete kontekst.

Sepse, nuk ka asnje logjike qe te pritet qe eventualisht te kthjellohet puna, te zgjidhet problemi, te kullohet mendimi, te rahatohet shpirti nese neve ne cdo moment e mjegullojm veten dhe tjetrin, nese neve konstant e ndotim ambientin, jo vetem ekologjik, nese neve me vetedije e kontaminojm me shpifje dhe insinuata ndergjegjen e jone dhe te tjetrit, me egzagjerime te turli lloji dhe me makiacione deri te ato djallezore, nese neve vazhdimisht e shperqendrojm pergjegjesin e jone karshi gjithe asaj qe e kritikojm thuajse neve jemi "zoti vete" dhe se gjithcka tjeter ndaj nesh eshte mekat i madh"! Nuk mundet, mos behemi delinxhi!!!

No comments:

FIFA