Sic kuptohet aty behet fjal per nje menyre e te jetuarit "primitive", nga nje fise me gjas nje brez i cili Allahu e di si kane perfunduar aty edhe kur mund te kete ndodhur kjo! Me gjase shume heret dhe per arsye te panjohura.
Edhe pse ishujt perrreth ne arqipelagun e Indise thuajse te gjithe jane te prekur nga ecuaria e asaj qe neve e perceptojm si progres apo civilizim modern, ishulli Sentinel nuk eshte rast i ketill.
Sic mund te lexohet dicka ne internet, sillen ne vemendje raste kur ka patur tentime qe te komunikohet, por raportohet se shumica absolute e rasteve kane perfunduar me epilog tragjik pershkak te rezistences qe kane bere sentinelezet.
Nje rast qe me beni pershtypje e qe do ta quaja motivin kryesor pse e shkruaj kete, eshte rasti kur nje prift eshte nisur aty per ti "ftuar ata ne krishterizem" por qe ka perfunduar me epilog tragjik, ku raportohet se me pastaj kur ekipi i cili eshte vendosur ne kerkim pasi qe kane kuptuar per kete gjest avanturesk edhe perskaj ndaleses, kane pare se si trupi i pajete i keti personi eshte hekur zhak ne plazhet e ishullit. Qe verteton faktin se sa te pa kompromise jane sentinelezet ne vendoseshmerin qe te rezistojn kontaktit me "boten e jashtme"!
Tani, kryefjala. Pyetja, cka besojn ata, cfar koncepti per Zotin kane!? Nese jane deri ne ate shkalle primitiv dhe te ngjizur ne natyrshmerin e raportit njeri-natyre dhe jete pa influence, pa dogma, pa ideologji! Si u evuluan fitra dhe si eperceptojn ata Krijuesin!? Rezistenca e tyre, karshi te vertetes, eshte e mire apo e keqe!?
Plot pyetje e plot dilema hipotetike! Edhe e fundit, ku eshte me qete sot, ne ishullin primitiv Sentinel apo ne France!?
No comments:
Post a Comment