7/04/2023

OPERACIJA ARKA

Sot e lexova stripin "Операција Арка” (Operacioni Arka), numri 3 (nr. 2 ne origjinalet), qe do te thot thjesht nje nga aventurat e para te Maritin Misteri, kesaj radhe nje edicion i perkthyer ne gjuhen maqedonase! Si zakonisht kenaqem kur lexoj dicka thjesht per kokrren e qefit!

Shkurt, sic mund te nenkuptohet, aventura ka te bej me tentimin per konfirmimin e hipotezes qe Anija e Nuhut a.s. ka "zbarkuar" ne malin Ararat! Por per mos me bó spoiler, u kisha rekomandu te lexoni edhe ju per me shume stripin per te vjele edhe elementet tjera shoqeruese te avantures  te shkruar nga Alfredo Castelli dhe e vizatuar nga A.M.Ricci!

Ajo qe do doja ta bej tani eshte qe te spikati ketu momentin qe me beri te reflektoj edhe nje here, jo vetem per Anijen e Nuhut a.s. por ne pergjithesi per ato "faktet historike" qe neve na bejn kurioz, e na bejn te kendellemi kur dicka na shkon ne favor, se si Allahu xh.sh. ketij aspekti nuk i jep asnje rendesi (per momentin keshtu e perceptoj) qe njeriut (neve) te ia shuaj sueten duke i tregu dicka saktesisht, per shembull si do te kishim dashur neve te jete, te na jep koordinatat e sakta ku eshte ndalur Anija e Nuhut, ose kush ka qene Profeti i shqiptareve, ose kush eshte populli me i vjete, e te tjera kuriozitete plot ego dhe xhelozi!?

Por pastaj behet me e qarte kur thellohesh edhe e kupton qe ne fakt keto gjera skane asnje fare rendesije reale pervec kuriozitetit femiror te burrave te medhenje, e qe ne realitet ate qe Allahu na e zbulon, aq sa deshiron Ai me ate qe e sjelle ne Kuran, eshte vetem per neve te marrim mesim nga shkaqet, efektet dhe pasojat e ketyre ngjarje dhe dukurive hisorike, dhe per bindjen time per asgje tjeter pervec qe te kuptojm me deshmi, se ku te çon injoranca dhe pasojat qe shkakton aroganca nese e mohon Allahun e Plotefiqishen, i cili njeriun sigurisht e krijon kur jep leje Ai, ne kohen dhe kontekstin perkates, ...vetem per te adhuruar Ate te Vetem! Tjerat pastaj jane loja, lodra dhe bredhje e njeriut deri ne afatin e caktuar.

No comments:

FIFA