7/07/2023

ARTI I DEGJIMIT

Ta degjojsh tjetrin kur eshte duke folur eshte po aq e rendesishme dhe kerkon po aq mjeshtri aq sa eshte e rendesishme dhe aq sa kerkon mjeshtrin kur je duke folur bukur.

E keni parasyshe ate momentin kur ndodhen qe je duke biseduar me dikend dhe per aq sa je duke bisedur e ke pershtypjen qe bashkebiseduesi nuk te degjon, aty eshte fizikisht por me vemendje eshte ne munges!?

Kjo shpesh ndodhen sepse shumica nuk e zotrojn artin e te degjuarit, artin e vemendjes, artin e te kuptuarit. Keta e privojn veten nga kenaqesia e mundesise qe ne ate moment mund te mesojshe dicka, mund ta kuptojshe te verteten.

E dini, sa i neveritshem eshte momenti kur bashkebiseduesi per gjat gjithe kohes kur ti flet, ai tane kohen mendon cka te te pergjigjet, duke e evituar thuajse çdo gje qe ti je duke e thene. Me e neveritshme, kur te replikon, i thot fjalet e tua qe ne fakt jane ne dakordesi te plot me argumentin qe ai eshte duke e thene, vec ne kete rast ai e ka argument kunder ty! E tmershme!

Muhamed el-Gazali e ka thene me nje rast, e parafrazoj: "... e kam nderprere debatin per hire te debatit"! Kjo sepse Ai ne kohen e vete, duke dasht te perhape te verteten, shpesh ka dale i deshpruar nga debate (bisedat), sepse tjetri nuk e ka bere debatin per ta gjej te verteten aty ne bisede, por thjesht biseduar per ta fituar debat, pa cka se e ka huç te verteten!!!?

No comments:

FIFA