7/16/2023

PLATOLARI

Nje koncept i ri kreativ dhe interaktiv por edhe rrjedhimisht edhe edukativ po prezentohet koheve te fundit ne Turqi, me qellim promovimin, dhe motivimin e ruajtjes te trashigimise kulturore qoft per promovim te mbrendeshem qofte per promovim te jashtem.

Produkcioni i filmit BOZDAG qe ka prodhuar ne dekaden e fundit serialet gjigante si Dirilis Etugrul dhe Kurulus Osman dhe disa te tjere, ka hapur per publikun platot e pikave kryesore te vendeve (seteve) ku jane gjiruar sezonet e fundit te serialit Osman duke afruar nje atraksion ekskluziv per ndjeksit e ketij seriali por jo vetem, duke i bere keto pika si destinacion atraktiv i te pasionuarve te historise osmane.

Kreariviteti konsiston ne faktin qe disa pika, sic duket mbi pese, paraprakisht jane adaptur qe ne realitet te jene totalish funksionale ne sherbim te producionit per gjirimet e epizodave por ne te njejten kohe edhe plotesish te vizitueshme ne kohe reale si ambiente, ne proporcion real per cilindo dhe ne cdo kohe, duke rikrijuar monumente historike, si kala, qyteza, tregje, çadra, e cka mos tjeter duke sjell ambiente historike si nje sken teatrore ne pellemben e vizitorit.

E fundit dhe plotesisht mahnitese, ne momente kur ofrohen shfaqet duke nderuar te pasionuarit e ketij seriali, produkcioni ne keto ambiente, vecanerisht ne piken ku jane vendosur çadrat e fisit Kaya, ne sken vine aktoret e serialit, te veshur me kostume autentike te tyre sic njihen nga seriali te cilet performojn dhe rrjedhimisht bien ne interakcion me vizitoret duke i bere edhe ata drejtpersedrejti pjese e nje shfaqe te madhe dhe shume mbreslenese per ata.

Sa mund te shihet nga ajo qe publikohet e regjistruar per publikun e gjere ne rrjetet sociale, ambenti qe krijohet aty eshte fantastik dhe shume motivues, sidomos kur jepen intervistat e te pasionuarve nga e gjithe bota qe shpren qe "po jetojn endrren" duke udhetuar ne kohe dhe duke u bere pjese e hisotirise ne kohe rale.

Kjo sigurisht qe kuptohet se eshte performance edhe per motive komerciale, por asesesi nuk mund te mohohet ideja gjeniale sidomos ne kete kohe te ideve te cmenduara vetem dhe vetem per te terhekur vemedje, ku ne kete rast behet ne nderlidhje e idese, funksionit, perfitimit, por edhe i koralcionit dhe promovimit per nje interes me te gjere si nje vlere e shtuar e asaj qe mund te jete dobi dhe promovim i trashigimise kulturore dhe historike te nje identiteti te caktuar. Fantastike!


No comments:

FIFA