7/28/2023

PLIS

Ta thelloj muhabetin mbi statusin qe e bera ne fejsbuk: "sot ne trojet tona, vetem lodraxhit e mbajn plisin perdit, a neve vetem kur bojm filma!!!!?" ...i shoqeruar me emoji qe nenekupton keqardhje.

Ky emocion mu shfaq ne keto dy tre ditet e fundit, ku me rastisi qe te kaloj aty nga qendra e qytetit te Gostivarit ku ne trotuaret e parkut gjenden shtande (tezga) ku shiten flamur shqiptar, maica me shqiponje dhe rekfizite tjera kuq e zi, si mall per tregti qe behet nga pronar te biznesit te komunitetit rom.

Ekonomi e lire, tregti dhe biznes per nga natyra legjitim, nuk e di sa eshte ligjor konform ligjeve ne fuqi dhe normave qe percaktojn ate qe njihet si ekonomi e zeze, por kjo ketu nuk eshte poenta, keshtu qe ketu aspak nuk ka te bene me ate se kush po eksploaton si biznes ide gjithe ate qe njihet si simbolik e identitetit tone shqiptar, por e gjitha ka te bej me faktin qe neve si pjestar te keti identiteti e kemi tjetersuar thuajse teresishte simboliken pervec se kur e bejm thjesht per folklor apo per motive momentale, edhe deni llajk ose motive politike.

Kjo ne fakt me beni shume pershtypje, pak me trishtoj, kur ne nje paradreke te hershme aty ne qender, kishin dalur ne trotuar rreth 30 lodraxhi e sulraxhi, per te kapur pazarin, te gjithe, nje per nje te veshur me brez laraman, me jelek te qendisur me shqiponje dhe thuajse te gjithe mbanin plisin mbi koke, ...asnjeri shqiptar!

Ju drejtova vetes, me plot cinizem: "hajde tash be burri botes, a ta mban ta vendojsh plisin ne koke edhe te hecish sokaket dhe rruget e Gostivarit ashtu krejt gjyks, a ta man'!!!?" ... challenge, a ta man' edhe ty!!!!!!!?

Edhe tani ju vetem paramendoni, nje dite te me mbushet mendja, une me plis e mjeker e bardhe te shkoj te mbaj ligjerat ne Universitet, do nxihet tu qesh kush t'm shohe, ose, sa here qe dal te kafja une me plis, atraksion, do te qeshe kush do mbrrine, ose, paramendoni me biciklet e me plis tu shku n'xhami, xhemati do ti kerkoj pauz muezinit ta vonoj ikametin deri sa ta marre veten, se "haj tash ky çish do te na kallzoj!!!?" ...haj tash!?

Ah, sa tradit e shtrejt dhe te cmuar jemi duke e tjetersuar!? Vetem dhe vetem pse jemi duke dalldis pas frizurave dhe komplekseve qe ia kemi ngarku vetes duke mos arrit ta plotsojm veten me vetveten dhe duke e kerku vlere te tek tjeter qe nuk kane vlera as per vete, haj tash!! Ah, plisi!

No comments:

FIFA