7/06/2023

BEREQETI

Ashtu kalimthi me sabah e pash nje pik shitjet ku shiten peme dhe perime, edhe vetem ne vete thash: "...mashAllah, bereqeti!"! ...ky nje reagim instiktiv, si bindje qe duhet me qene falemenderues per gjithe kete bereqet qe gjindet ne mesin tone, si furnizim nga Furnizuesi i Gjithemeshirshem.

Sigurisht, sa i mahnitur ne admirin, po aq pastaj edhe skeptik nga po ai instikte njerezor, i pa shmangeshem eshte konfuzioni,  a thu si vendosemi neve realisht karshi keti furnizimi, dyke i thellu dilemat pastaj, te tipit: a jemi te vetedishem per keto mundesi, a jemi felemederues, a e shfrytezojm sa duhet, a e kemi hallall, a i kemi bio, a i kemi te modifikuar gjenetikisht,  a eshte mjaftueshem ushqyes, a eshte lire, a eshte shtrenjte!? ... e keshtu me rradhe me te njejta pyetje!

Menjehere me shkoj mendja tek premtimi i Allahut Teala per furnizim te garantuar, sepse po shihet se aty, ne tezga ka ushqim per te gjithe, ka edhe per kafshet dhe shpezet dhe gjallesat tjera, sepse me siguri nje sasi e ketij bereqeti hudhet nga fakti qe disa produkte nuk arrin te shiten aq sa ka aty, sè(pse) shtrejt, ose standard sepse nuk jane pjes e konsumit te rregullt nga ana e jone, keshtu qe ngelin dhe kalben edhe "hudhen"!?

Pastaj pyetja tjeter, çka ndodhen, pse se fundemi i gjithe konsumi orientohet nga ushqimet e procesuara ose konzervimi industrial!? Ku gabojm qe nuk arrim dot te adaptojm dieten qe do te na vetemjaftoj vetem bereqeti qe mund te arrijm ta kultivojm mundesisht edhe vete!? Pse!?

Edhe per fund shkurt, cka u bo me gjithe keto semundje qe e shkatrrojn njeriun modern, sa ato vine nga ushqimet e procesuar, mos Allah, sa ato vine edhe nga bereqetet gjenetikisht te modifikuara!? ....a!!!?

No comments:

FIFA