7/19/2023

EL KALEM

Kur Allahu Teala betohet per penen dhe ate qe shkruajn, une do heshti! Sot kemi integral suren el Kalem!

Me emrin e Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit!

Nûn. Betohem per penen dhe per ate qe shkruajne, se ti (o Muhamed), fale miresise se Zotit tend, nuk je i marre. Pa dyshim, ti do te jesh perhere i shperblyer, se ti je me virtyte madhore.

Se shpejti ti do ta shohesh, por edhe ata do ta shohin, se cilin prej jush e ka prekur marrezia. Zoti yt e di me se miri, se cili eshte shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mire ata qe jane ne rrugen e drejte. Andaj, ti mos i degjo jobesimtaret!

Ata deshirojne qe ti te besh leshime, keshtu qe dhe ata te bejne leshime. Por ti mos iu bind çdo betari te perçmuar, shpifaraku, qe perhap thashetheme, penguesi veprash te mira, shkelesi dhe keqberesi, te ashpri qe, veç kesaj, eshte edhe kopil, vetem se eshte i pasur dhe ka shume djem. Kur i lexohen shpalljet tona, ai thote: “Keto jane vetem perralla te te lashteve!” Ne do t’ia damkosim hunden!

Ne i kemi vene ne prove ata (banoret e Mekes), ashtu siç i sprovuam te zotet e kopshtit, te cilet ishin betuar se ne mengjes do t’i vilnin frutat e nuk paten thene “Ne dashte Zoti”! Keshtu, kopshtin e goditi nje fatkeqesi nga Zoti yt, nderkohe qe ata po flinin dhe gdhiu si i kositur. Ne agim, ata thirren njeri-tjetrin: “Nxitoni heret ne kopshtin tuaj, nese doni t’i vilni frutat!” Dhe u nisen duke peshperitur: “Te mos lejojme asnje te vobeket qe te hyje ne kopshtin tone!

Ata u nisen heret, te vendosur ne ate qe thane. Por, kur e pane kopshtin, ata thane: “Ne qenkemi vertet te humbur; madje, qenkemi te privuar (nga frutat e kopshtit).” Me i arsyeshmi nder ta tha: “A nuk ju thashe une se duhet ta lartesoni Allahun“?!Lavderuar qofte Zoti yne! - thane - Ne paskemi qene vertet te padrejte!” Atehere filluan te qortojne njeri-tjetrin. “Ah, te mjeret ne! - thane ata - Paskemi qene vertet arrogante! Zoti yne mund te na jape nje kopesht me te mire, po te kthehemi te penduar tek Ai!”I tille ka qene denimi i tyre. Ndersa denimi ne jeten tjeter, eshte me i madh, veç sikur ta dinin!

Per ata qe ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do te kete kopshte te kenaqesive. Valle, a t’i trajtojme ata qe Na nenshtrohen njesoj me keqberesit?!

Çfare keni ju (jobesimtare)? Si po gjykoni keshtu?! A keni ndonje liber, qe ju premton, se do te keni çfaredo, qe te zgjidhni?! Apo kemi bere me ju ndonje beselidhje te vlefshme deri ne Diten e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni ate qe keni urdheruar?Pyeti ata se kush i garanton per kete. Ose, mos kane ata bashkepunetore? Atehere le t’i sjellin bashkepunetoret e tyre, nese ajo qe thone eshte e vertete.

Diten (e Kiametit), kur te zbulohen shume ngjarje te frikshme, ata do te thirren qe te perulen ne sexhde, por nuk do te munden! Te ulura do te jene shikimet e tyre dhe do t’i mbuloje poshterimi, sepse kane qene te ftuar te peruleshin ne sexhde, sa qene shendoshe (dhe nuk kane pranuar).

Prandaj, me ler Mua me ata, qe e mohojne kete Fjale (Kuranin). Ne do t’i çojme ata hap pas hapi drejt rrenimit te tyre, me menyra qe ata nuk i kuptojne. Dhe do t’u japim atyre afat; vertet qe kurthi Im eshte i forte! A mos po kerkon shperblim prej tyre, keshtu qe qenkan te renduar nga borxhet? Apo ata e dine te padukshmen, keshtu qe e shkruajne?

Prandaj, duro per gjykimin e Zotit tend dhe mos u bej si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit te vet i deshperuar (ne barkun e balenes) Sikur te mos i vinte meshira prej Zotit tend, ai do te hidhej ne nje shkretetire, i fajesuar! Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punedrejtet. Kur degjojne Kuranin, mohuesit sa nuk te hane me shikimet e tyre dhe thone: “Ai eshte vertet i marre!” Por Kurani eshte vetem keshille per botet. (s68 el KALEM/ajetet prej 01 deri 52 - Kuran)

No comments:

FIFA