7/30/2023

SANDAKTASH

Sot nje dite e mrekullueshme me miq dhe shok, ne nje shteg per mua i pa eksploruar deri me sot nga Leunova (Mavrove) ne drejtim te rafshenaltes Sandaktash ne pikun e naltesise mbi 1900 metra lartesi mbi nivelin e detit dhe nje gjatesi ecjeje ne total rreth 20 km.

E gjith kjo e organizuar si pjese e aktiviteteve tani me tradicionale ne kuader te asaj qe njihen si "Takimet e Rekes" nen moton, marshi "Sandaktash 2023"!

Shtegu i cilesuar si mesatar per nga veshtersia e ngjitjeve dhe kushteve pergjat shtegut, qe ne realitet ishte si i tille, por qe ne fakt ishte shume i lehte kur ne shoqerim ishin te gjithe njerez te mire, dashamire, esnaf, profesionist, miq dhe shoke, te gjithe adhurues te natyres dhe kultivues te vleres per vete qellimin qe organizohen keto evenimente.

Organizimi ishte skajshmerisht profesional nga organizatoret dhe bartesit e detyres te udheheqesve apo guidave te realizuar nga Shoqata e Bjeshkatareve "NIVISHTA", te cilet me pergjegjesi maksimale u perkujdesen qe gjithcka te shkoj ne rregull kundrejt nevojave dhe pergjegjesive qe kerkohen nga organizatoret.

Qe e gjithe kjo te jete edhe nje mirenjohje publike me shume konsiderat do ti permendi personat per aq sa une jam ne dieni qe kontribuan drejtpersedrejt ne kete dite te mrekullueshme, me sa vijon, gudine qe udhehiqte marshin qe nuk me kujtohet emri, Tafen, Bekimin, Bradhylin, Refkiun, pastaj, Ismailin per mikepritjen fantastike ne ambientet e shtepise ku u shtrua dreka tradicionale nga Shoqata "Reka e Eperme" pas kthimit, kuzhinjeret dhe ata qe bene izmet dhe plot te tjere qe sigurisht kane merita shume me shume se sa qe une jam ne dieni.

Mirenjohje gjithashtu per gjiithe pjesmarsit qe kontribuan per nje harmoni te merkullueshme, me sjelljen e mire dhe korekte te ndersjellte, qe kontribuan ne ruajtjen e ambientit duke u perkujdesur maksimalisht per pastertin e ambientit, si dhe nje dashuri pa fund per dostat e mi, Hasimin, Xheskun, Arianin dhe Sadatit! Love for ju pipell!

No comments:

FIFA