6/30/2023

TOXIC

E degjova sot me sabah nje audio story (tregim i shkurt), qe si duket ishte nje tentim reklam per nje app per degjomin e audio librave, qe me beri per shkurt te rimendoj ate qe besoj shumica e kemi parasysh por nuk kemi durim qe ta kuptojm ne kohe.

Shkurt nje rekapitulim i tregimit te degjuar. 
Nje djal, kurir per mallra, troket ne nje dere per te dorzuar nje porosi, por per cudi deren e hapen e dashura e ati, ky, djali shokohet ne befasi kur e shikon te dashuren ne dere te huaj, duke pyetut "cka ben ti ketu!?"! Vajza ne vetembrojte mohon duke thene "...nuk eshte ashtu sic duket!"! Por me e pa pritur behet kur nga mbas vajzes shfaqet nje i njohur i djalit (kuririt) duke pohuar se "po, bash ashtu eshte sic duket! Une e dija qe porosin do ta sjellish ti, prandaj e bera. Kjo (vajza) eshte e lodhur te jetoj me nje deshtak si ti!!! 

Vjaza duke marr kurajo nga momenti, e pohon, "...po, boll me', nuk mundem te jetoj me dikend qe nuk me jep ate qe e meritoj"!!! Kjo (ky moment) e then djalin tejmase, i zhgenjyer me vrap largohet si i hutuar. Duke vrapuar i cingeron telefoni, ne dilem ta hudhe per toke ose ta hap, djali i hudhen nje sy ekranit dhe lexon porosine nga numer anonim (qe ne fakt e shkruan i njohuri qe ishte me te dashuren e tij): permbajta e porosise ["... i plotesoj kushtet, dhe tani me eshte i gatshem te marre nen kontroll trashigimin qe i gjindet ne Sky Bank ne New York"!]

(Po e shkurtoj shume pershkak se tjetra eshte tregim klishe.) Djali ne ate moment sa konfuz dhe i deshpruar aq edhe kurioz, me vrap shkon tek Banka, dhe pas peripecive aty brenda pershkak pamjes dhe moshes se re, arrin te kuptohet se ai eshte trashigimtar i nje pasurie dhe patundshmerije mbi dhjetra miliona dollare, ... etj.etj.

Tani, ajo qe dua ta ritheksoj jane fjalet e vajzes: "...po, boll me', nuk mundem te jetoj me dikend qe nuk me jep ate qe e meritoj"! Qe mendoj se eshte qellimi kryesor per ta kuptuar ne jete gjithesecili nga ne', ashtu sic edhe sherbeu edhe ne storje si pika e ktheses, momenti vendimtat, largimi dhe shpetimi nga njerezit toksik! Qe fatekeqesisht shpesh here kete nuk mund ta kuptojm vetem edhe na duhet dicka te na godit rende, por per fate te keq, ne jeten reale pasojat jane pa miliona te trasheguata por vetem me deshprim dhe ankth si cmim qe duhet paguar per mungese e vetedijes, vemendjes dhe vigjilences, duke qene shpesheher edhe vone per neve pastaj! Prandja syte kater insha'Allah!


No comments:

FIFA