6/12/2023

CIAO PRESIDENTE

Sa batuta, sa histori, sa pushtet, sa pasuri, sa pasion, sa lezet, sa autoritet, sa e sa vjet!? Dinasti, imperi, Qeveri e autonomi, sa nipni e sa mbesa, sa miqe e mikesha, ...vdiq Silvio Berlusconi!

Vdiq sepse gjithe do vdesim. Edhe "nuk ka te ndalme kjo pune" e thonme sa here qe i bie rasti qe te jemi ne kete muhabet. Edhe Silvio Berlusconi ishte njeri si gjithe te tjeret. Edhe pse i admiruar nga shume njerez tjere si ai, por per motive te ndryshme, vdiq Silvio!

Njeri kontravers, i pasur, tajkun, njeri qe ndikoj fudbollin, mediat, njeri qe pati pushtet real ne shtet si Kryeminister i Italise, dhe si lojtar globel me periudha te caktuara, çaç, tetedhjet e gjashte vjet, vdiq Silvio!

Dy momente qe me asocohen drejtepersedrejti me Silvion e qe i llogariti si mesim per mua ne kontekst: ...i pari kur e kam pyet nje italian se pse akoma e mbani Silvio Berlusconin si Kryeminister, ateher 71 vjet, mu pergjigj se "ata, dmth bashkepuntoret, e mbajn ata qe ia ka rreth e rrotull, sepse ashtu ne emer te tije, ushtrojn pushtet ata"!!! ...dhe e dyta kur jam kthy prej Italie, diku nga dy mije e tete (2008), per batut kur me inponohej pyetja qe ta bej dallimin "ku eshte me mire, ketu apo atje", ...me kujtohet per shtos pergjigjesha se "ketu eshte me mire, sepse atje (ne Itali) as Berlusconi sun i pine nga pese a gjashte macchiato n'dite!"!!!

Sidoqoft, edhe ai atje edhe neve ketu, me makiato e uji i tharet, espresso, me sheker apo pa sheker, çaç, dys do ta çojsh sa do ta çojsh, i vjen fundit! Çiao Presidente, prej tash e tutje do kesh pune me administraten e botes tjeter! Neve o Allah na bene te vdesim si musliman!

No comments:

FIFA