6/24/2023

WAGNER

Situat e re, kthese interesante ne kontekst historik i gjithe ky momenti i kunderthenjeve qe ndodhin ne forcat e armatosura ruse qe jane aktive nenluften ne Ukrainin.

Jevgeni Progozhin nje individ udheheqes i milicis ushtarake Wagner, i cili ne nje situat pa preceden sfidon Vladimir Putin dhe gjithe agjenden ruse ne operacionin luftarak ne te cilin gjindet aktualisht Rusia me nje veprim historik duke goditur nga brenda potencialin ushtarak ruse, duke okupuar qendren e komandes ne Rostov on Don dhe me kete akt faktikisht vendos nen kontroll nje potencial ushtarak me mbi 25 000 ushtar edhe arsenal te ndryshem.

Me kete ky potencial shendrohet nje rezik i pa pare deri me tani per Mosken dhe vete Vladumir Putin, i cili gjith kete e vlersoj si "rebelim, thik mbas shpine, akt tradhetije kombetare dhe vete drejtuesit te keti rebelimi si tradhetar qe do te paguaj çmimin e merituar"!

Grupi Wagner, si duket shihet me simpati nga kundeshtaret e Putinit edhe pse vete Progozhin distancohet nga cfardo lloj involvumi te jashtem duke drejtuar akuza vetem ndaj komandes, ministrit te luftes e te ngjajshem se "po qendroj ne vende te sigurta, ne zona konfori, dhe se po dergojn femijet e te tjerve te vdesin ne front pa armatim te nevojshem ndersa femijet e tyre bejn video per you tube!!!"

Gjithe kjo sic nenkuptohet eshte dicka qe per monentin duket se sapo ka filluar duke qene e veshtir te parashikohet ecuria e me tutjeshme, qe ne fakt eshte edhe rezikshme pershkak se eskalimi i papritshem ne rastin minimal do te shfrytezohet per rigrupim dhe rupozicionim te forcave edhe te jashtme edhebte brendeshme. Vigjilenca eshte e domosdoshme!

No comments:

FIFA