6/19/2023

PROVOJENI

Sa mire e kam gjet kete menyren e evidentimit apo manifestimit te qendrimeve, ose shprehjen e piKpamjeve ketu ne platformen qe e redaktoj vete, pa pas nevoj dikuj ti japish llogari, mesele, easy, konkret, free!

Po vaAllah, eksik me fol dikund dicka, menjehere ta marrin per te madhe apo tallash, se, pse e thua ate qe thua!? Kjo sic po duket, pak ndodhen sepse nuk e kuptojn ate qe e thua, por pastaj edhe pak sepse e kuptojn se nuk merzitesh pse ata nuk e kuptojn.

Kjo eshte e mire, platforma (blogu) personale piKpamje sepse ne fakt ketu e them ate qe ne rrethana te ndryshme edhe nuk mund ta them, jo se mungon guximi, por eshte shume me intelegjente mos me u lodhe me dicka qe nuk sjell asnje dobi ne ate momen, dhe sidomos kur e di se ate qe e kam per ta thene, do ta them ketu, ku mund ti sjelle edhe dikuj ndonje dobi eventualisht, kurdohere.

Edhe pse ndodhen qe muhabeti ketu te jete bjer e ngreu ndonjehere eshte shpesh me i arsyeshem se sa ndonje muhabet i goditur rrallehere kur e degjon nga dikush i frustruar perhere.

Me duket e arsyeshme te rekomandoj gjithe dashamiret apo ti keshilloj qe shumica e atyre qe kane per te thene dicka qe e kane e vetja, autentike dhe origjinale qe kete ta bejn ne kesi lloj platformash, me qellim qe ta kursejn veten nga debatet e kotit neper tavolina, por edhe ne te njejten kohe te mund te u degjohet zeri i arsyes nga ata qe kan interes. Ia vlen, provojeni!

No comments:

FIFA