Mbrem e shperndajta nje video nga ne mbledhje e mbajtuar me 18 maj te keti viti te Komitetit per Ceshtje te Jashtme te SHBA-ve ku diskutohet dhe merren ne pyetje perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Ballkan te cilet referojn per gjendjen aktuale dhe mardhenjet ndermjet shteteve dhe ne vecanti raportet e vendeve vecmas kundrejt politikave dhe interesit Amerikan ne rajon (Balkan).
Per me shume u rekomandoj ta ndiqni mbledhjen nga ku shume lehte krijohet mundesija te kuptoni qarte dhe thjeshte cila eshte qasja reale dhe praktike e miqve tane pertej 'kenetes' dhe gjithe ajo qe neve nga kendej e percetojm si faktori nderkombetare qe pa dushim dukshem e influencon shumecka ne ecurin dhe organizimin e vendeve tona.
Nje pershtypje qe krijohet kur e ndjek permbajten me qasje kritike, autonome dhe intelektuale, e kupton qe ajo qe thuhet aty eshte nje veprimtari krejtesisht normale, per nje shtet i fuqishem si SHBA qe ka interes kombetar dhe nderkometar per ta diskutuar dhe per ta mbrojtur per interesin e vete dhe aleateve te saj, ...dicka eshte krej rutinore dhe pa dyshim shume transparente, konkrete dhe e hapur per publikun e gjere.
Nga ana tjeter kur ia ndryshon kontekstin, dhe nese fillon edhe ndjek nga perspektiva mitizimit te skajshem te "faktorit nderkombetar", ne zhargonin te shume diskutuar, "koordinimi", "Amerika", "Ambasadat", "Washingtoni" etj. ...fillon edhe te kaplon ndjenja sikur je duke ndjekur diça ilegale, te duket vetja se gjoja je duke kuptuar dica qe eshte e ndaluar per neve, edhe pse ne realitet e gjitha eshte e hapur, eshte aty, eshte publike, ...ne YouTube!
Prandja me bindje mund ta them, qe gjithe keta qe keq/perdorin ne fjalor terminologjin "mistike" qe involvon termet "miqet tane", "nerkombetaret", "koordinimi", "ambasadat" ...ne ralitet nuk jane duke dite apo duke thene dicka me shume nga ajo qe eshte e kapshme per gjithe secilin, ...bile ata rezikojn qe ta manipulojn te gjithe situaten, ... edhe ta prishin me ne fund!
No comments:
Post a Comment