6/02/2023

KIJAM

Perceptimi i drejt i kompozicionit Njeri-Toke-Qiell si dhe raporti i ndersjellt mese ketyre komponentave dhe gjithcka cka ka larte, poshte edhe ndermjet, mendoj se mund te ndikoj shume ne ndertimin e raportit te drejt te njeriut (individit) me Krijuesin, Zotin, Allahun e Ploteruqishem.

Dhe anasjelltas, mos perceptimi i drejt mund te kontriboj qe ky raport te jete jo aq mire i ekujlibruar dhe per pasoj edhe jo konstant dhe sporadik.

Nenkuptohet se kjo nuk mund te jete rregull vetem pse e definuar keshtu por eshte e qarte se mos njohja adekuate e Allahu, ashtu sic Ai flet per vete ne Kuran, per cilesit dhe atributet qe ka, per qellimin e krijimit, per pritjet qe i kerkohen njeriut ti permbush, per sinkronin qe duhet vendosur ne raportin e permendur me larte, e te tjera, i bije qe besimi dhe adhurimi me teper do te jete platonik se sa fizik, konkret dhe shpirteror.

Nese nuk e arrim te (nen)kuptojm funksionalitetin e Krijimit, qellimin e Krijimit te njeriut, i cili sic e dime se bashke me xhinet "...jemi krijuar qe ta adhurojm Allahun..." atehere shumcka qe do ta bejm, ndoshta edhe me me shume perkushtim, do te jete vetem bredhje e cila bredhje psikofizikishte do ta sjell vetem disbalansin dhe mungesen e rahatise shpirterore po edhe adhurim te cunguar.

Per fund nje pyetje (hipotetike) sa mund te jete i rendesishem fakti nese neve gjate meditimit kur vendosim veten ne kijam perceptimin e ndertojm kundrejt faktit qe "toka eshte e rumbullaket", apo ajo, "toka eshte e sheshte"!? ...apo anasjelltas!?

No comments:

FIFA