E bejn se i ka kap sherri i sherreteve, qe nuk e duan vendin e vete. Sherri i atyre qe vete pastaj me gojen e vete pranojn se asnje marveshje te nevojshmen per shtetin si subjek nderkombetar nuk e kane bere me kohe, saktesisht e pranojne se "kemi gabuar, jemi vonuar, kemi deshtuar, ... me shqiptaret, me fqinjet" etj.
Rasti i fundit eshte me kontestin me Bulgarine, me rolin e Bujar Osmanit i cili sic duket seriozisht perpiqet te nxjer nje "pozicion" te favorshem per Maqedonin ne bisedimet. Person te cilin maqedonasit e akuzojn per cka mos, vetem e vetem qe te imponojn shkas per krize politike, ne kuriz te shoqerise ne pergjigjesi.
Natyrshem tek pala shqiptaret te zhgenjyer vazhdimisht nga qendrimet fashiste dhe shoviniste paraqitet frustrimi i cili ngjallen dilemen, "sa ia vlen"!?
E dime se ka shume nga ata qe kesaj pune moti ia kishin rras' shkelmin, ka nga ata as qe e konsiderojn kete pune dhe krejt ne drejtim tjeter e shikojn perspektiven, dhe jane si duket pakice ata qe ne nje menyre ose tjeter vazhdojn te shikojn me nje doze optimizmi faktin se ia vlen per te miren e pergjithshme, paqen dhe stabilitetin, mos me i fry zjarit ku si rrjedhoj pasojat mund te jene fatale.
Personalisht jame i bindur se maqedonasit nuk e duan shtetin Maqedonia e Veriut, tani me pas ndryshimin e emrit e kosiderojn si i huaj! Nuk e duan perspektiven euro-atlantike, nuk e duan bashkejetesen si vler, prandaj nuk kursejn rast qe te pengojn proceset. Shtetin dhe institucionet i shikojn vetem si mundesi per karier dhe perfitime personale dhe eventualisht te grupit te ngushte, popullin e shohin vetem si konsumator, ndersa neve shqiptarev na kane vetem motivim per te ushqyer egon duke na shikuar me perbuzje dhe arogencen e snobit.
Kete nuk e fshehin as ne komunikimin publik as ne nivelet tjera ne ndonje rafsh profesional, ku gjithmon matesh dhe gjykohesh mbi dallimet e asesi me vlerat dhe gjerat qe mund te na bashkojne, pra me nje sherr te papare dhe frustrim jashte cdo arsyje.
No comments:
Post a Comment