7/08/2022

per hater

Per prezencen ne Arafat shkrujta me heret te nje post. Per ate moment te pahaueshem, per ndjenjen, per emocionin, per shpresen qe te largohemi te falur nga ana e Allahut te Lartesuar nga aty. Emocionale, fantastike si perjetim.

Sot ne Arafat, ne keto momente kur shkruaj 19:12 ne vendin tone ndersa ne Arafat vec ka perenduar diell. Lus Allahu Tela te na meshiroj edhe neve gjithandej, te pranoj lutjet e sinqerta te atyre qe u luten sot per mbare njerzine. Te pranoj lutjet e te gjitheve qe poltesojn kushtet per pranimin e lutjes dhe neve si pasoj te na meshiroj, te na fale, te na mbarsoj insha'Allah!

Insha'Allah, haxhileret tane nga trojet tona largohen per ne Muzdelife e per Mina te falur, te meshiruar, insha'Allah sjellin nga meshira dhe miresit edhe ne vendin tone kur do kthehen ne vatrat e tona.

Dasht Allahu qe neve gjithmon te kemi qellim e mire, vullnetin e forte guximin e kreshnikit qe te realizojm synimet e hajrit, te jemi ne sherbim te hajrit edhe me fundin e mire.

Le te pranohen edhe lutjet tona per hater te nje robi besnik, nje zonje fisnike, ne zotrie bujar. Le te pranohen lutjet tona per hater te nje femije qe eshte gjindur sot ne Arafat, per hater te nje plaku apo plake qe eshte gjindur ne Arafat, per hater te gjithe atyre hyzmetçive qe sherbejn haxhileret, per hater te rojeve, per faktin qe eshte Meshirues, i Gjithemeshirshem. Amin.

No comments:

FIFA