7/28/2022

kreshnik

Po, me shkrujt per ata momentet kur duhej, edhe pse shume i vogel te bej rrugen prej katundi deri posht te udha kryesore per te prit autobusin, per me shku ne Gostivar!?

Per ate rruge qe ishte plot vërvica, nen hije te pyllit te dendur rrotull, e here neper livadhe, rruge me gure e diku me balte, rruge ku vazhdimisht syte duhe ti "bejsh kater", ku cdo levizje dhe zhurme me e vogle te vendoste ne gjendje gadishmerije, mentale dhe fizike, ne nje moshe hic me shume se shtate a tete vjete!

Vec tani mund ta kuptoj cfar fiskulture mentale ka qene, cfar gjimnastike per shqisat ka mund te jete "ai stres" qe jeta ne ambient te hapur e ka ofruar, gjithmon me "rrezik" te vazhdueshem dhe nevoj per te ecur pa ndalur, pavarsish çka.

Pastaj thon, "malsoret me intelegjent"!?
E si mos jene, ska si te jete ndryshe, dikush qe vazhdimisht femirijen e ka kaluar me lingi-lingi, mami - babi, eshte rrite me peksimeta me qumshte, e ka dergu ne foshnjore per dore cdo mengjese mami te edukatorja, teta dekushi, nuk mund te jete njejte me dikend qe ka tombel me voe, eshte rrite korieve, livadheve edhe eshte lajte te prroj, ka ngren gisilica, rrenje salepi, kumbulla edhe dartha, ku t'buta e ku t'egra, kulloshter edhe gurabija, eshte bere terbije duke mesuar prej gabimeve, ka ecur vete kur keslukuqja nuk ka qene e shkrume, pa biçiklet, pa trotinet me bateri, pa patika me drita, vete gjithmon me ujkun pran aty diku por qe i njejti nuk ka guxu ti afrohet se e kà ndjet instikti i kafshes se te ai caroku, femija, aty brenda ka njeri, e ai eshte qenja me e rresikshme ne bote, edhe eshte permbajt prej cfardo veprimi.

Keto njerez jane ata qe kur zbresin posht, çakejt ikin, kur jane prezent diku hijenat vetem thurrin kurthe si te çkyn qenjen fisnike tek ata. Ama jo, nuk mundet, keta njerez jane brum tjeter, jane te dizajnuar per te mos mposhten sepse me para vdesin se sa te nenshtrohen, jane kreshnik!

 

No comments:

FIFA