7/18/2022

shalqi

Besoj shumices u ka ndodhur duke luajtur rolin e domaqinit qe te dale ne pazar edhe ne dite te verese se nxehte, si sot, te shkoj edhe te blej shalqi, qe te freskohet vete edhe familjaret.

Edhe me siguri u ka ndodhur qe te perpiqesh qe ta zgjedhesh sa me te mirin, duke e goditur me gisht, duk ia pa shiritat, apo duke e pa sa te ngusht e ka fundin, apo ndonje trik qe e ke pa ne internet edhe prap kur shkon te shpia, jeshil, sllat, pa kok omëltije, fijasko!

Normal, zhgenjehesh, nuk freskohesh, kompleksojesh se nuk je i afte ta zgjedhesh edhe nje shalqi, lene mo dicka tjeter, frigohesh te shkojsh prap te pazari se mos deshtojsh apet, n'hall!

Keshtu me ka ndodhu disa here ne te kaluaren. Edhe sot, me te njejtet motive, shkova te blej shalqi, i rash nja dy here sa mos thot shitsi se jam amater ne perzgjedhje edhe e zgjodha nje, erdha ne shtepi dhe me padurim e mora thiken, e vec sa e preka, sun them e preva, ai plasi, i kuq gjak, i ombël, sherbet, i ftohet, ...eh, i ftohet nuk ishte edhe aq, edhe krenar u thom t'shpis: "ho be si u duket, ... hani se ska perhere keshtu"!
 

No comments:

FIFA