7/19/2022

ruju

Per informatat qe jepen ne dokumentarin hulumtues "gjak i piste" te realizuar nga ana e Investigative Reporting Lab ne lidhje me abuzimet tek Spitali Zhan Mitrev, nuk me vjen ndermend asgje tjeter vec se zhgenjim dhe neveri, ndjenje e tradhetise se njerzores, bindje se monstuoziteti njerzor nuk ka kufi, thjesht e kupton se behet fjale per perkufizim te pisllokit.

Pyetjet retorike qe njeri normal mund ti parashtroj si: "A eshte e mundeshme!?", "Si ka mundesi!?", "A e ben njeri kete!?" e te tjera pyetje te ngjajshme thjesht nuk duhet te behen, sepse pergjigjeja eshte e qarte, gjithcka eshte e mundeshme, ka mudesi qe njeri te eksperimentoj me njeri tjeter, ka mundesi njeri ta mbyte njerin tjeter, ka mundesi qe njeri ta rrej njerin tjeter ne sy, ta plackit, te ia merr me te dashurin, ta fundos, dhe prap te shkoj ne shtepi ta perqafoj gruan e tij, te ledhatoj femijet e tija, te jete baba i sukseseshem, ka mundesi!

Ka mundesi kete ta bej "doktor" "proĒsor" "akademik" "monstrum" Zhan Mitrev, ka mundesi qe ai kete edhe mos ta kete bere i vetem, ka mundesi kete ta kete bere me shoke, kolege, ka mundesi kete ta kene bere Zhan fuc*ing Mitreva tjer, diku tjeter ne Skopje levo, e diku desno, diku large e diku-diku shume afer, si ska mundesi!?

Ketu gjithcka ka mundesi, edhe sic e tha nje viktime: "...ketu nuk dihet, kush hane e kush pine, dihet vetem kush paguan!". Duke aludu qarte se ketu paguan veten pacienti, ne realitet, paguan viktima! Eh, pra mos u befsh per spital, se nuk je mo pacient, por viktime, ruju vlla, ruju se ne momentin qe u bene per spital, lajte!

Ruju vlla, mos pi duhon as shisha, mos pi alkohol as bira, mos ha pashtet as sallama, ma shkurt ruju, se nuk t'lane Vardari po u bone per spital, as lutjet e t'shpis nuk t'ndihin, as parat nuk sosin pune, as statusat me RIP skam hajr, po edhe kur do dalesh n'televizi von do jete, nuk do mund ta shohesh dokunmentarin! Ruju!


No comments:

FIFA