7/09/2022

fljimi

Koncepti i Kurbanit, flijimit, sakrifices, eshte nje koncept qe sfidon logjiken dhe racionalitetin njerzore. Ky koncept me sa e dime eshte shume i hershem. Arsyja e zanafilles vec mund ta presupozojm se si ka filluar ne hapat e para te njerzise, por e dime se si eshte zyrtarizuar qe e mesojm nga historia e Profetit Ibrahim a.s dhe Ismailit a s.

E dime se ne kultura te nryshme, pjese te civilizimeve te ndryshem, "flijimi" per "perendin" si autoritet me i larte ka qene prezent, dikund mesohet se "kurbani" ka qene vete njeriu, zaten edhe keshtu fillimisht u kerkua nga Ibrahimi a.s. por ndroj! 

Pse ndroj!? Me siguri ketu ka shume urtesi! A eshte kjo deshmi e nje kthese te madhe!? Nje kthese e madhe per rrjedhen e ketij cikli njerzore, i cili filloj me Ibrahimin a.s. te cilit iu prezentua koncept i ri i flijimit per Zotin, po edhe iu prezentua edhe vet Zoti i Madherueshem Ibrahimit a.s tani me, me hapur, me ndryshe, me me detale!? Pas te cilit moment, Zoti i foli ndryshe njerzise, i foli Muses a.s., i foli Isait a.s i foli nejerzise me Muhamedin a.s edhe tha se "e vulosi" me ate!

Ky ndryshim, a nenkupton se njeriu u bë me "i dobet", apo me "i mençur", apo me "i ditur", nuk e di ne kete moment, me duhet ta mendoj, po me siguri njerzia mori kahje tjeter. Pas se ciles flijimi i "qenjes njeri" me konceptin e Kurbanit sic nenkuptohet sot iu ndalua, por iu la e hapur mundesia dhe u sugjerua qe perkushtimi, veprimtaria, puna, qendresa, qellimi, synimi, sakrifica e mireqenjes, prishja e rahatise, flijimi apo derdhja e pasurise dhe vete qenjes fizike mund edhe duhet te behet vetem per Zotin e Gjithesise. Dhe per ate Ai premton shperblime, ashtu sic dine vetem Ai te shperblej. 

Eh, derdhja e gjakut me pastaj, me konkretisht, eshte "elementi" qe te gjithe çeshtjes i jep dimension tjeter, qe tejkalon arsyen dhe arsyetimin se si e shfrytezon njeriu sot, e qe eshte dileme a eshte e sikronizuar sic duhet me perceptimin e konceptit te Kurbanit si akt, e qe me imponohet pyetja, ndodhe kjo pse jemi "te dobet" ose "kemi perparuar"!? Dilem qe duhet lene diskutuar pas kesaj dite me shi te Bajrmait.


No comments:

FIFA