7/25/2022

buzharinja

Dje shkrujta per "aktet legjendare" qe karakterizojn te kaluaren epike te ngjarjeve te (pa)zakonshme te fejesave, martesave dhe kthesave te cuditshme te fateve te njerzive, qe pashmangeshem kane frekuentuar rrethin e gjithesecilit nga nè, e qe i kujtojm sot e kesaj dite.

Jo me large se ateher, ne kohen kur beheshin keto "çudira" me kujtohen edhe ato darsmat qe mund ti quajm tradicionale, me perplot rite, doke, zakone, adete dhe karakteristika per vendin ku kane ndodhur.

Ne fillimin i viteve te '80 te shekullit te kaluar, aso kohe vec nje femije i vogel, i zakonshem, nje carok i vertet, per asgje i vecant, me kujtohet, kur kishte darsem, si gjithe te tjeret edhe une sillesha verdall, beja perpjekje edhe une te vallzoj me "lodrat e Dibres" e piskamat e surllaxhive. Ne kujtohen ato sofrat kur na mblodhnin neve femijeve dhe na jepnin ushqimin karakteristik te darsmave, çorbe me bungur, mishin edhe hallven, me buke shpije qe dashamiret ia sjellnin dasmorit. Kujtime, sa e sa kujtime!

Ah, tani tu shkruj mu kujtu kur jam bó synet, bashk me disa femije tjer, ama nuk u tregoj per ate, imagjinojeni vete! Po do tu tregoj, ate qe ishte e vecante ne Verbgjan kur beheshin darsmat edhe kur tek e njejta kishte edhe femije qe behej synetn!

Tipike Verbgjanase, ne keto lloj te darsmes organizoheshin edhe "buzharinja"! Ah, as sot nuk kame arrite dot ta kuptoj origjinen e keti "riti" ne Verbgjan!? Vone kam kuptuar qe edhe ne vende te ndryshme ka pas kesi soj aktiviteti, qe e nenkuptoj se nuk mund te jete autoktone si rite, por qe duhet te jete dicka e prume ne Verbgjan!

Buzharina ishin nje aktivitet qe e benin disa njerez, pes a gjashte, qe visheshin me lecka, maska, dhe ngjyrosnin ftyrat, mbani ne dore gjesende te ndryshme, kambana, bishtin e kaut qe therrej per darsem, baston apo ndonje objekt tjeter. Te njejte vraponin si te coroditur, bertitni pa artikulim, here pas here goditnon njerezit qe i ndiqnin, por kjo zakonisht ndodhte kur shoku "buzhare" godite shokun per shaka qe e haste tek spektatoret, e te tjera levizje jo te zakonta.

Neve si femije kjo ngjarej sa na dukej interesant aq edhe ishte e frikshme. Edhe, ishte e frikshme sepse qellimi i atyre ishte qe te frigojn. Aso kohe me dukej e pa kuptimte edhe pse cuditerisht interesante. Por me vone thjesht e interpetoja si ne akt bestytnije qe te "frigin shpirtrat e lige", duke e nderlidhur cuditerisht disi me aktin e synetise!

Cka me thone per kete, shume muhabet i gjate do dilte, por per kete ndonjehere tjeter! Po, per ta mbylle vec do shtoj qe, prej kur u elektronizun darsmat, u digjitalizu urimi, vlojn exhindet! 

No comments:

FIFA