7/14/2022

lustrum

Nje prej skenave pak sa bizare por qe me ka mahnitur kreativiteti i autorit qe e kam e lexuar ne liber eshte ai momenti kur autori Robert Harris ne librin 'Lustrum' qe eshte vazhdimesi e librit 'Impirium" ndersa te dy keto libra pjes e trilogjies per Ciciceronin se bashku me "Dictator", kur ne fillim te librit, autori nga perspektiva e sekretarit Tiro, shoqerues i pandare i Ciceronit, e "shetit" Ceronin ne varrezat e Romes, fill pas zgjedhjes se Ciceronit Konsul i Romes qe po ndodhe ne fundin librit te pare.

Ajo qe me beri pershtypje, ishte qasja apo perspektiva nga syri i njeriut, "ne kohe reale" te shetitë, apo ec ne nje ane, vend apo hapsire ne vete qytetin e Romes antike, te shekullit te pare para lindjes se Krishtit, qe thuajse ne historine konvencionale nuk trajtohet, as qe aludohet, apo thjesht eshte inegzistente per lexuesin e historise, edhe perskaj faktit se historia shenon gjithe ata te vdekur apo vrare nder vite, e asnjehere "nuk i varros te varrezat"!

E thash me 'mahniti' kreativiteti i autorit, sepese, ndash nga konteksti narativ, nash nga aspekti permbajtesore, shetitja e lexuesit ne nje vend te (pa)zakonshem sic jane varrezat, ne nje kohe te lashte, pershkrimi i cili behej me finesa dhe detale qe mundesojn nje vizualizim te lehte nga lexuesi modern, ngjallen emocion, reflektim, ku per nje te pasionuar pas historise, pashmangeshem eshte edhe perjetrim ndryshe i historise.

Mu kujtua kjo sot, sepse ne perdishmerin tone, sa here u referohemi si model, per nevoja te elaborimit konceptual, organizimit shteteror dhe shoqeror te shteteve ne te kaluaren, dhe me qe me ka rastisur ketyre diteve ti referohem Ciceronit, per te cilin jo me large se para dy viteve kam lexuar ne trilogjin e permendur me larte, te shkruajtur me nje mjeshtri per cdo respekt nga Robert Harris!

Libra qe do te ia kisha rekomandur cdo kuj qe ka pasion historine, politiken, filozofine, antropoligjine, por edhe sferat tjera, ushtarake, kulturore etj.

No comments:

FIFA