7/30/2022

n'3 t'nates

Keto post po e shkruaj ne ora 3:00 pas mesnate! Jo nuk jam zgjú per me fale namaz nate, as se te bejn ndonje pune te "madhe", por thjesht pak para me zgjoj nje zë qe jehonte nga nje distance jo shume e larget "...çou Adém, çou Adém!", e qe me shume gjase kendohej nga ndonje mysafir ne banketin qe po mbahet ne njerin nga sallonet e dasmave ketu afer/large!

Muzika akoma vazhdon, ne kete moment shkon nje muzik serbisht, para kesaj shkonte kenga e Trixit, sun i marr vesh kush cka kendon!

Kur u zgjova me thirrjen ".. çou Adem!" pasi qe me doli gjumi, thash me vete, "po me mu c'patet, be Adémi ..."!!! Edhe cka mos tjeter me erdhi ndermen! Prandaj per mos me u marre me ata, vendosa te merrem me ju, me sakt me Ty qe po e lexon kete shkrim, kur do qoft, sot, neser, ne fakt sot!

Ndoshta edhe ti ke qene ne njeren nga dasmat e mbremshme, nese ke qene ndoshta ke kendu, ndoshta ke vallzu, ndoshta je kenaq me ushqimin qe ta kane servu ta hash pas mesnate, me friken "mos na shkojn misafiret", ndoshta edhe ajo dasem me zhurmen e vete ka zgjú dikend ne asnje fare kohe, ndoshta edhe ndonje taksiratli si une eshte zgjum ne kete momente, ndoshta!? Duke mos ia ñī askujt ama fare hiç se dikuj edhe i behet deme, shqetsohet, i trishtojn femije, i traumatizohet plaku apo plaka e semure. Sidoqofte e rond kjo pune, ka elemente "padrejtesi" apo "hilje" ndaj njeri tjetrit. Qe mund te jete baza qe punet mos shkojn sic duhet prej neser! ...amá!

Duke mos dash ta filozofoj, se i bije, "kur t'dush, edhe n'3 t'nates ta shkruj nje post te gjate, aq sa deri n'3 t'dites mos mund ta lexojsh", do ta ndali ketu kete pune qe kur te zgjohesh neser e te te del perpara te news feed-i ta lexojsh jo me shume se 5 minuta 




No comments:

FIFA