7/26/2022

triumph

Edhe nje mesele kà Verbgjani qe me rikthen femirijen! Ate vaktin e te korrave, vaktin e kosave, vaktin e zahires, vaktin e theknit, vaktin e lombave (lomave)! Vaktin e bereqetit, vaktin e duejve, vaktin e shoshes edhe dermonit, vaktin e terkuzes edhe fortomes, vaktin e kalit, vaktin e samarit, vaktin e hambarit, vaktin e mushkes edhe magarit.

Ai vaket, kur deshe s'deshe te binte hise te punojsh ate qe ty te caktohej ta punojsh. Edhe pse i vogel si femije, i pa afte per pune fizike, hise shpesh me binte te mbaj ujin me shtobma, ose janxhikun me buken deri te livadhi qe kositej, ose ara qe korrej, shpesh ne zheg dhe me sy kater, "mos t't kaçine gjarpeni" sic me keshillonin!

Edhe bente vaki qe rruges te takoj gjarpen ose bolle, po aq, pa eksperienc te keqe, fale Zotit! Por gjithe ia vlente, sepse ne mbremje me kalin, Dorijën, triunfalisht hyja te muhalla! 

Ja ja, si e definova, "triunfalisht", thujse foli per Pompejn ose Cezarin, páh!!!!? Po ska lidhje, mos me shume me dukej vetja si dikush, sepse isha djali i preferuar i gjyshes, e ky fakt me bente mbret i soji te vete, huc!

Pas kesaj cka te duash mendo, po pyetja qendron, sa prej jush kane hypur mbi kale!? Sa prej jush kane kujtime nga loma, nga drapni, nga kosa, nga jegeja, nga çekiçi edhe nakovalla, sa prej jushe kane tentuar ndonjeher ta kepin kosen!?

Tani une nuk dyshoj se ka, ama me siguri asnjeri prej tyre nuk e lexon kete post, pervec teje qe ke arritur deri ketu, edhe me siguri gjysmen nuk e ke marr vesh per cka kam shkrujt!

Tani vec paramendoje une mbi kale, se si ne kap-kup, kap-kup haperimin e kalit, gureve patkojt tingellonin sokakut, une plot krenari duke kaleruar me padurim pritja te hingelloj Dorija qe ta shihnin te gjith kush vjen.

No comments:

FIFA