7/17/2022

troll

Dikujt qe ne konto, i kane hyre pará, duke bere veprime qe si rrjedhoj i shkaktojn shoqerise pasoja te ndryshme socio-ekonomike dhe politike, ai individ per ate shoqeri mund te konsiderohet, ne rastin me te vogel i shitur, e ne rastin me te frikshem, tradhetar te interesit te popullit apo kombit, ndonjehere ne histori.

Kjo vlen per te gjitha shoqerite, popujt apo kombet. Pra cdo nje popull ne perpjekje qe te ruaj interesin e vete ndermer veprime qe do te llogariteshin te favorshme per kauzen qe ka te percakruar para vetes, qoft duke tentuar te favorizoj apo mbroj agjenden e vete kundrejt te tjereve.

Tani kjo piKpamje ne vete e len te nenkuptohet 'kontradikten', qe i bie se ai 'popull' qe deshiron te avancoj çeshtjen e vete do ta arsyetonte blerjen apo koruptimin e dikuj nga 'pala' tjeter, por kjo do te ishte teme ne vete. Por ama, specifikisht ajo shoqeri qe nuk do te kishte asnje ideal, apo orjentin autentik te organizimit te vete shoqeror dhe shteteror do shendrohej shoqeri e te shiturve, sherbetor te kauzave te te tjereve.

Pra rrjedhimisht, orientimi apo ideologjija per shoqerine eshte shume e rendesishme, por do te ishte e vlefshme apo e dobishme vetem atehere nese ajo do te ishte e drejte dhe e sinqert konform nevojave reale te shoqerise se vete, nevoja te cilat percakrohen nga faktor qe kane te bejm me shtrirjen gjografike, resurset matriale dhe njerzore, e qe keta te fundit kane te bejn me percakromin Hyjnore.

Pra nuk jemi large qe te gjithe situaten ta shohim ne prizmin e amanetit, qe me automatizem cdo nje veprim qe do te behej ne kundershtim me amanetin, do te ishte, devijim nga interesi paresore, qe do te nenkuptonte interesin e pergjithshen shoqeror dhe mirqenjen, paqen dhe sigurin kolektive.

Prandaj per fund, cdo nje shitje e ketij interesi, pavarsisht me sa vetedije apo jo do ta bente dikush apo me cfar motivesh apo perfitimi, ky veprim do te llogaritej tradheti e amanetit.


No comments:

FIFA