7/21/2022

shpirti

Para disa viteve e kam lexuar librin "Putevi Dushe" (Rrugetimet e Shpirtit) ku si autor ishte nenshkruat Semir Osmanagic, per qe ne fakt me teper mu duke si editor se sa autor, sepse me teper ishin pjese qe u referoheshin autoreve tjere. Po kjo per kete pak rendesi ka, sepse i remdesishem ishte konteksti dhe koncepti i librit.

Ne pjesen e pare elaborohej koncepti i shpirti, dhe me pastaj metodologjia se si eshte bere hulumtimi qe te kuptohet udhetimi i shpirti pasi qe ai del nga trupini njeriut kur ai vdes.

Praktikisht metodologjia ka qene kur ne nje liber te nje autori qe eshte marre me hipnoze me titull te ngjajshem jane pershkrua seanca te ndryshme ku autori ka vendosur ne hipnoze te thelle pacientin duke i depertu ne nendije, kur ka dirigjuar pacientin qe te "perfundoj" ne vdekje, por ne kete raste ne gjendje hipnotike, ku i njejti, pacienti, ne ate gjendje ka pershkruar cka ka parë pas "aktit" te vdekjes.

Ky eksperiment eshte perseritur me disa pacient, qe ka rezultuar me "informata" te ndryshme qe pas interpretimit te atyre informatave eshte ardhe deri tek disa konkluzione qe kane "pershkruar rrugetimin e shpirtrave pas vdekjes"!

Ishte shume interesant dhe gjithsesi te bente te reflektojsh, dhe me nje vetedije te plote apo me qetsi nese u qasesh atyre hipotezave, ndoshta edhe mund te nxjer njeriu edhe mesim, nga ato "pervoja".

Ne pjese tjeter te librit sillej nje koncept shume interesant per ngritjen shpirterore te njeriut duke interpretuar nje shkrim antik i cili pershkruante disa faza qe duhet kaluar deri tek ngritja "shpirterore" dhe rezatimi i energjise (une e kuptoja si nur) e cila so te sjell dobi ty por jo vetem, por per kete ndonjehere tjeter.

No comments:

FIFA