7/29/2022

hendek

Nje nga mesimet shume te rendesishme qe e keshillon Islami njeriun eshte se: "i riu duhet te respektoj te moshuarin, ndersa i moshuari duhet gjithmon te jete i meshirshem ndaj te riut"!

Sa kjo eshte e zbatueshme ne te gjithe rastet, ndoshta edhe mund te "debatohet" por ama nuk ka dyshim se si rregull vlene per te gjitha rastet ne te gjithe vendet edhe ne te gjitha kohrat.

Kjo nenkuptohet lehte sepse si pjese e edukates gjithmone eshte keshilluar qe i riu duhet ta respektoj te moshuarin, ose, nese nuk e bene atehere eshte munges e edukates, po edhe anasjelltas, nese nje i moshuar bene sjellje jo te mire ndaj dikuj qe eshte me i ri se ai, atehere ajo tregon per karakterin apo mungesen e personalitetit.

Dilema imponohet se sot ne cfar niveli e kemi kete pjese te edukates ne organizimin tone shoqerore!? Edhe me siguri se pergjigjeja eshte aty diku ne mese, por prap do te anoja nga fakti se kete nuk e kemi keq. Mendoj se femijet tane ndoshta edhe nuk e manifesojn sa duhet ama prap e kane te ngjizur respektin ndaj te moshuarit, por nuk e dj a mund ta theme se te moshuarit e kane personalitetin e duhur qe ndaj rinise, apo a kane qasjen e duhur duke qene te meshirshem ndaj tyre, me respekt edhe konsiderate adekuate.

Sidoqoft, ku element duhet te jete nje prioritet ne komunikimin nder njerezor qe mos thellohet hendeku ne mes gjeneratave qe me pastaj te "ndertojm ura" ose me keqe te mos jemi ne gjendja as te "nderotojm ura"!

No comments:

FIFA