7/23/2022

deti

Neve qe jemi malsore nese nje gjeje haberin nuk ia kemi (pas), ai eshte deti! Normalisht pervec mundesive ne kohe te fundit me "shku me u là, n'det", deti, oqeani kane qene, ndoshta akoma jane nje dimension tjeter kryesisht per ata qe jane lindur ne thellsi te maleve, e ku per detin kane mundur te mesojn vetem n'televizi!

Duke mos dashte qe te jete vetem teme ironike, do te ndalem te vecoj momentet, kur e kam kuptuar sa e madhe dhe sa e thelle eshte hapsira qe eshte e mbushur me uje ne planetin e tokes.

Mund te them se kam qene i fascinuar kur kam lexuar si i ri ndonje roman, apo edhe strip qe storjen e ka pas te abientuar ne dete ose oqean, me kujtohet ai filmi serik "Flipper" (1964) qe ndiqte aventurat e nje djaloshi qe shok e kishte nje delfin, apo legjendat e pirateve, me vone kur kam filluar te mesoj per lundrimet e medha, per zbulimet e rrugeve detare, per ekspeditat e ndryshme eksploruese etj, te gjitha keto te shikuar me syrin e dikuj qe nuk e kish pà detine me sy, ska se si mos kete qene mbreslenese!

Jo rastesisht deti, eshte bere sinonim e dickaje qe eshte e madhe, e gjere, e thell, "pa qosh", por ne te njejten kohe e rendesishme, e vlefshme, e bukur, burim i resurseve dhe mireqenjes, aq sa edhe kenaqesia e jetes eshte identifikuar me "... afer mbretit ose afer derit"!

Mu kujtuan ato storjet, legjendat e gjuejtjes te balenave me anije, ajo jeta e marinareve te portretuar ne filma, qe me siguri ka qene me romantike por edhe me e veshtire ne realitet, mu kujtua, "plaku dhe deti", mu kujtua "Popaj", mu kujtua beteja e Trafalgarit, mu kujtuan admiral te ndryshem si figura historike dhe shume e shume filma qe jane shfaqur koheve te fundit.

Pra e gjitha, sic e thash, nje dimension ne vete, nje bote ne vete, nje botekuptim ne vete! Nga e cila pervec qe mund te fascinohesh, me siguri mund te nxjeret edhe shume mesim nese reflektohet, por edhe me siguri mund te korret edhe ndonje kenaqesi nese vizitohet.

No comments:

FIFA