6/30/2022

paskrupullt

Nje konstatim logjik qe kohe pas kohe e nxjer kur mendoj ne raste te caktuara per suksesin e disa individeve qe ia arrine ne kariere apo qe bejn pasuri, vije ne perfundim se personi i caktuar atributin kryesor qe e dallon prej shumices eshte fakti se ai eshte i paskrupullt ne rugetimin e arritjes se qellimit.

PASKRUPULLT, llogaritet ai qe nuk ndalet para asnje veprimi te padrejte apo te pamoralshem, qe nuk nguron te beje gjithcka pa e vrare ndergjegjja; i paturpshem. Ai qe shkel hapur çdo te drejte e norme morale, i ulet e i pandershem; i paturpshem. Ai qe jep deklarate e pa skrupull. Ai qe bene grabitje e paskrupull. Lufte e paskrupull. Shkelje e paskrupull, njeri i paskrupull. Fashist i paskrupull. Tiran i paskrupull, etj.

Pertej tentimit per elaborim te termit, me trishtues eshte realiteti eventual qe ndodhen ne proces, pra ai realiteti kur duhet te ia hash hakun puntorit nese je pundhenes, ai momenti kur duhet te tradhetojsh shokun, ortakun, klientin vetem e vetem se deshiron te mbash per vete profitin.

Ai realiteti kur nuk nguron te shpifish per moral me qellim te demntojsh familjen e rivalit, oponentit, konkurencen,  qe te diskreditojsh ata, me qellim te menjanimit te tyre nga rruga.

Ai realiteti i dhimbshem, kur ne proces merret vendim qe te eliminohet edhe fizikisht dikush, vetem e vetem pse deshirohet te pervetsohet teritori i arij, tregu i atij, publiku i atij, pasurija e atij, pozicioni i atij, etj.

Besoj se cdo kush nga neve ka degjuar minimum nga nje tregim i ndonje ngjarje qe paqyron kete konstatim. Kur dikush ka vrà edhe mysafirin per tia grabit pasurin. Ka shpif per shokun per te ia marr gruan. Ka trdhetuar vllaun per te ia marr hisen. Ka shpiunuar bashkeveprimtarin per tu vardis tek pushteti e sa e sa raste!

Per funde, paradoksalisht te njejti persona qe edhe nese e dime qe jane te paskrupullt, ndac nga friga ndac nga hatri, neve, vetit e tilla ua njohim si vyrtyte duke perfunduar kurdo kur do si kuraban i tyre.

No comments:

FIFA