6/17/2022

Fort Ontario

Ka kohe qe mendohem te shkruaj per Fort Ontario, fortesa e Ujqive te Ontarios, te udhehequr nga Komandanti Mark! Mund te paragjykoj se shume pak veta mund menjehere me te permendur Komandantin Mark, apo Ontarion te iu shkoj mendja drejt tek Fortesa Ontario. 

Edhe ti qe lexon, dyshoj se e ke ndonje ide per cka e kam fjalen deri tani. Jo se ke faj ti, por me gjas je nga ata qe nuk ke lexuar stripa, aq ne ma pak se ke lexuar stripat e Komandantit Mark!?

Per mos e zgjat, behet fjal per nje Fortifikat e imagjinuar qe eshte e ngritur ne nje ishull i vogel ne liqenin Ontario qe shtrihet ne teritoret veriore te Amerikes apo ne anen jugore te Kanadas, ku eshte ngritur e gjith legjenda e veprimtarise se Komandantit Mark me Ujqit e tij ne luften per lirimin e Amerikes nga Kolonizimi Anglez gjate Revolucionit Amerikan ne dekaden e 8 te shekullit 18.

Nje fortifikat simpatike ku per gjate gjithe sages te Komandantit Mark kane nodhur plote incidente, batuta, rezistence, urejtje dhe dashuri, grindje dhe harmoni ne mese te Mister Bluf, Hutit Mjeran qenushit Flok, zonjushes Bettibdhe Markut si dhe shume intriga ne mes te miqeve dhe armiqeve apo besnikri e krenari  dhe heroizem te pa fund nga Ujqit!

Per gajt gjith sages me 281 numra apo tregime dhe dhjetra edicione speciale, Forti Ontario eshte vizatuar nga thuajse te gjithe kendet e mundeshme, nga brenda dhe nga jashte. Edhe eshte pershkruar me detale obori, ndertesat, dhe cdo i apasionuar ne koke thuajse e ka te kompletuar ne 3D dhe me siguri ne imagjinatet e tij shetit dhe e viziton sa here i kujtohet kete vend sa i imagjinuar ne realitet aq real ne imagjinate.

No comments:

FIFA