6/16/2022

n'terezi

"I ka punet n'terezi", "per peni i shkojn punet", "e ka sell", "i ka bó drute" e te tjera shprehje perdoren kur vlersojm se dikush ia del me mejeshtri ti organizoj punet, apo ka sukses ne menaxhimin e puneve, sfidave dhe problemeve te veta.

Kesi lloj metaforash nuk jane edhe aq te rastesishme. Shumica edhe nuk e dine si ta sellin nivelin, nuk dine ta perdorin vagresin, as allafatin, bile nuk dine as penin ta hekin nga pika te pika. Pra kush din ta mbaj nivelin, ta hjek penin, ai ne fak mire e siell dyshemen edhe tavanin.

Tani, do thonit ju, "po sot llaseri kryn pune", "metra digjitale ndihmon", edhe une do pajtohesha ama ne te njejten kohe edhe do kerkoja edhe ti te pajtohesh se kjo i bie te "mendojsh me mendjen e tjeterkujt", te vrapojsh tjeterkush te ti sjell pune ty n'terezi, duke mos harruar se ai tjetri prioritet e ka veten e ti duhet ta pagujsh, edhe pastej hec e merre vesh se kush kujt ia sjell punet n'terezi edhe kush kujt i shkon per peni!?

Gjith kjo do te nenkuptonte, qe nese nuk i posedojm disa nga shkathtesit elementare, qe do te konsideroheshin njohuri bazkie per te gjet nivelin, per te mate distancen, per te ndjek penin, zor se sillen punet ashtu sic duam.

Per fund, me ja vú penin keti muhabeti, edhe me e pá me bish te synit, ashtu duke e shtrembu koken prej te qoshi, pale si del! Prandaj e lejm me kaq, se "ketu do vine komodina, edhe do ta mbuloj, nuk duket"! 

No comments:

FIFA