6/11/2022

batuta

Batura e Edi Rames ne momentin kur Kancelarit te Gjermanise i prezentohen nga ana e shoqeruesit qe para vetes ka Kryeministin e Maqedonise se Veriut dhe Kryeministrin e Shqiperise, kur nderhyne Edi Rama duke teguar me gisht tek Kovacevski dhe me sarkazem shton duke thene "...future West Bulgaria!" (ne te ardhmen Bulgaria Perendimore!), ishte nje batut e tharet, te cilen opinioni maqedonas e mori si te idhet, ne fakt!

Po lexoj gjetiu se si iu trazuan shpirtat nacionalisteve maqedonas, te cilet cuditrisht nuk merren me Ramen qe beri batuten, ndoshta edhe pse e kuptuan humorin edhe pse cinik, por merren me Kryeministrin e Maqedonis se Veriut Dimitar Kovacevski, i cile me te qeshura e morri batuten, por komentatoret nuk ndalin te sharat dhe ofendimet, duke shpallur 'tradhetar" dhe "jeshil"!

Ajo qe me beri qe per nje cast te reflektoj ishte fakti se si nje shaka e tille per qarqe diplomatike dhe efekt protokolar nuk do te tolerohej kurre, por nonshalanca e Edi Rames, si rrufe shperfaqi nje "bindje" te thelle qe te gjithe ndoshta e mendojn pa zë!

A eshte kjo "dekonspirim" i nje "komploti" qe po i kurdiset Maqedonise, do te pyeten tani me tane kohen nacionalistet Maqedonas. A e tha Edi Rama ate qe e di ose ate qe e dó!? Dilema e dilema! 

Opozita me siguri do ta ekspolatoj kete moment deri ne skajshmeri per per ta godituar Kovacevskin dhe LSDM-ne. Do te akuzoj shqiptaret per vec pse jane gjall, a mes veti me meze dhe raki do ta zgjedhin ceshtjen!

No comments:

FIFA