6/09/2022

kontraverse

Para nje jave ne kinemat dhe ne streaming platformat online ka filluar te shfaqet nje nga filmat me kontravers te koheve te fundit qe ka trazuar muslimanet ne bote, ne vecanti ata qe jane ngatrruar ne interpretime sektare edhe konservatore te historise islame.

Flimi quhet "The Lady of Heaven", produksioni eshte bere ne vitin e kaluar dhe ka perfunduar ne dhjetor te vitit 2021 ndersa shaqja ka filluar ne fillim te qershorit 2022. Per filmin eshte investuar nje buxhet maramendes prej 15 million dollar.

Eshte investuar nga drejtues te sektit Rafida, grupacion i Shiave dhe aty "portreton" vajzen e Profetit Muahamed, Fatimen r.a.! Ne fakte portretimi i saj ne kete raste nuk behet me figur por me siluet, duke e paraqitur si viktim e ngjarjeve pas vdekjes se Profetit a.s. Por per paradoks, ne kete film kane marr guximin te portretojn me figur vete Profretin a.s dhe Aliu a.s. dhe kete me imazh imagjinar i gjeneruar nga komjuteri ose CGI (computer generated image).

Nuk do te doja te ndalem ne elaborimin e permbajtjes, pershkakse per ata qe e njohin historin e islamit duhet te jete tani me e ditur si eshte zhvilluar ngjarja post vdekjes se Profetit e per te tjeret eshte e pamundur ne nje tekst te shkurt te elaborohet e tera. Do te duheshin disa leksione te cilit quditrishte nuk behen sa duhet!

Por shkurt do te permendi disa nga elementet kontravese qe trazuan opinionin boteror musliman dhe shkaktuan demostrata qe nga dita e pare e shaqes.

- E para eshte tentimi per ta paraqitur Profetin Muhamed a.s. me figure.
- E dyta, paraqitja e Aishes r.a. si zezake dhe intrigante, duke tallur statusin e saj sipas Hadithit si Nena e Muslimanve!
- Me pastaj, paraqitja e shokeve te Profetit a.s. Ebu Bekrit r.a. dhe Omerit r.a. si zezak, arogant, intrigant, dhunuse dhe mashtues. 
- Paraqitja me tendenc dhe subjektivisht e incidentit qe ndodhen gjate trazirave pas vdekjes se Profetit ne procesin e zgjedhjes se Halifes.
- Pastaj, shfaqja e tendences se ka dy versione te Kuranit, nje version qe e ka kompiluar Aliu dhe nje version qe e kane konpiluar Sahabet etj.

Reagimet jane te shumta, ne vecanti ne Angli nga komuniteti musliman te cilet para ndertesave te autoriteteve qe qendrojn pas kompanive qe kane realizuar filmin kerkon terhekjen e filmit duke e denuar si propagandistik, ofendues per muslimanet e botes dhe si tendecioz dhe racist qe te shkaktoj thellimin e percarjeve dhe pehapjen e urejtjes nder sektare dhe nder njerzore ne pergjithsi.

Filmi tani me qarkullon online, dhe pse mund te kete kufizime dhe ndoshta terhekje formale, demi eshte shkaktuar dhe efektet e keti demi me sigur do te manifestohen ne forma te ndryshme dhe ne rethana te ndryshme, dicka e ngjashme si rasti me "karikaturat" per Profetin. 

Dicka per mos ta deshiruar pa dyshim, por kjo tani me eshte e njohur ne vecanti kur i referohemi historive te ngjajshme nga e kaluara. Kur protagonistet dhe elemente konservatore dhe fanatike dhe mentaliteti sektara kane ardhe ne shprehje, veprimi racional ka munguar dhe pasojat kane qene te pashmangeshme. Vetem e vetem per veprimin e disa kokave te semuara "atje diku".

No comments:

FIFA