6/22/2022

praptim i teorive

Nikolo Makiaveli ka thone, parafrazoj ne interpretim i lire: "gjithmon kur hyne ne garen politike bene koalicione, nese fiton do te ndajsh fitoren me aleatin, nese humb nuk do te jeshe i vetmuar si humbes"!

Ne politikberjen e kohes moderne, teorit e Makiavelit thuajse i gjene ne cdo veprim te aktoreve politik ne vend. Edhe pse dyshoj se te gjithe veprimet behen si efekt i ndonje studimi te Makiavelit prap se prape zabatimi i metodave dhe intrigave behet sipas teorive te Makiavelit, madje ndoshta si koincidenc.

Si per shembull, teori qe me kujtohen tash per tash e qe i identifikojm ne perditshmeri se si zbatohen nga autoriteti : "... te te frigohen eshte me mire se te te duan!", "... ai qe deshiron te udheheq, duhet te dije te jep urdhra!", "...ai qe ka pushtet gjithmon eshte ne te drejt, ai qe eshte i dobet gjithmon eshte gabim", "... eshte me mire te jesh me vyrtite se sa me fate"! Pra kur shikon rreth e rrotull dhe nese ngjane qe te keshe pune me autoritetin i hasen keto veprime, thuajse si me manula i dalur nga ndonje studim i Makiavelit.

Apo dhe vete Makiaveli ne shekullin 15 i ka hasur keto veprime dhe me vone eshte ulur edhe i ka shkruajtur ne kruevepren e atij "il Principe", apo sic perkthehet tek neve "Sundimtari", ku detalisht pershkruam se si "duhet" te sillet "sundimtari" qe te jete i sukseseshme gjate sundimit te tije.

Per fund, shume nga teorite qe i njohi dhe i pranoj si "formula" te sukseseshme ne politikberje, gjykoj se nuk duhet zbatuar te gjitha pershkak se si te tilla te ofrojen suksese ne terme afat shkurte dhe rezultojn te te siguroj vend ne histori, por vetem si shembull i keqe. E kunderta do te ishte me e mire dhe me e shendosh si per "sundimtarin" ashtu edhe per "qytetarin": 

Te te duan eshte me mire se te te frigohen!
Duhet te japesh urdhra per te zbatuar drejtsi!
Vyrtytet duhet konsideruar fate i madhe!
Nese nuk jeni i drejt edhe pse je ne pushte, je gabim!

Ishte ky nje tentim te praptoj teorit e Makiavelit at hoc, me qellim te nenkuptohet se mjafton te vendosish qellimin e mire te veprimit, nijetin, atehere teoretizimi apo formulimi formal behet i pa rendesishem, ndersa veprimi behet fisnik e Ty Zoti te sjell rrotull plot shoke besnik, dhe ke gjasa te medha te jeshe sundimtar i drjet i pasuar dhe i dashur!

No comments:

FIFA