6/08/2022

meze

E lexova nje vic keto dite, serbisht, per "mezen". Titulli ishte "najveci balkanski izum" apo "zbulimi me i madhe i Balkanit", mezja! Shkonte k'shtu:
"E hane ama nuk hane, nuk hane ama ngopesh, je ngop ama mundesh hala"! Haj tash!?

Pà, me shkoj mendja te gjith ata qe e kane life style, apo menyr e te jetuarit ate qe e quajn "jete bohemi, me meze dhe raki", e per mos me lone noksan e shtojn, edhe "vuaj per dashni"!

Ne kohete e fundit nuk njoh njerez qe e bejn kete jete sepse nuk shoqerohem, as nuk rethohem nga kjo kategori e "don Juan"-ve qe hyne ne kesi filma, sepse edhe nese ka akoma, ata jane ose me deni funkci, ose kane vdek prej deni tumori ose jane miskin qe kane deshtuar ne jete, mu si pasoj e synimit te jetojn jeten me meze dhe raki! 

Kjo me rikujton kohen e rinise kur "elita" e shoqerise tone e kultivonte kete stil jete, me kujtohen ato lokalet me "konobarica" kur te moshuarit, gospodinat, me kravat e me musteqe rrinin lokaleve dhe me keng serbisht vuanin per "kralijca trotoara" e me pastaj me barkun jasht e majcen mbi stomak te shpia me shlivovic, djath e arpaxhik me komshiun çukatnin gotat duke ndjekur ne radio utakmicen Zheleznicar-Partizan apo Crvena Zvezda - Dinamo Vinkovci, dhe ne mbremje prap ne lokal bashke me shoket zatekeshin edhe beni politik dhe kur u nxihej atmosvera kendonin dhe vajtonin per Kosoven!

Ky stil jete pastaj ne cdo katund ndertonte nga tre a kater individ qe shok e kishin Stoimirin ose deni tjeter. Keta ishin qe ta nxjerin pasaporten per dy dite te policija kur pritej me radhe nga dy jave ose muaj. Keta ishin faktori, keta kishin iformata, keta jepnin informata, keta e digjnin edhe flamurin e Jugosllavise ndersa e vuanin vetem ata qe kane shikuar rastesisht pse kane qellu aty. 

Kete stil jete, me meze dhe raki, e kishte edhe profesori edhe doktori mos harrojm, e kishte edhe ofiqari qe per nje "izvdod" katudarit i kerkonte ose nje thesh kompira ose grosh, nese ishte "vençanic" kerkohej edhe nje kant djath! E kishte profesori qe ne fund te vitit djalit te gurbetciut i kerkonte nje pale Levi's-ka ose adidas-ka "pi gjermanije"! 

Tani e di se ndoshta dikuj qe mund te jete me i ri kjo edhe mos i kujtohet, po keshtu ishte! Kjo sorte, nuk agjeronin, shfalerateshin, jetonin jeten e shfrenuar, e hani korucionin dhe turpin me meze dhe i qanin hallet e popullit me raki. Sort pianecash!

No comments:

FIFA