6/29/2022

qibritash

Nuk e di a e keni edhe ju pershtypjen se disa edhe qibritashin kur e bojn e bojn me stil!? Me kujtohet para disa diteve qarkullonte nje video ku diku ne France policia kishte ndaluar e me pastaj i arstoj disa shqiptar dhe nje "viktime" qe luanin me kuti qibrtiti, ku kishin herre njonin per disa qinda euro!

Ganksta, perderisa i merrte ne pyetje polici frances, qibritashet me shume stil, te mbeshtetun per gardhi, shanin per robt dhe mijet e shpise policin frances, shqip! Sigurisht te motivuat per te marre hakun ndaj padretesise qe Franca i bene Maqedonise se Vériut dhe Shqiperise ne rrugen e integrimit Europjan, duke vendosur kushte extra!

Me siguri kesi lloj motivesh kane patur te gjithe qibritashet e shekullut te kaluar qe ne te gjithe metropolat e Jugosllavijës, po edhe lokallno, neper ploshtade, parqe, ura, bulevare, ka tre a kater rrotull, si mjeshter te tradites se lojes se filxhanit neper oda, duke thirre: "vara, dara, mara, kó nadze zara dopice para", kane luftuar per kauzen kunder padrejtesive qe populli yne ka vuajtur ne Jugosllavi.

Dikush undercover si qibritash aso kohe ka qene kodosh i UDB-se, dikusht i KOS-it e dikush si Robin Hood ka "vjedhe nga i pasuari qe ti jepe te varferit", ne kete raste ka marre nga "armiku" qe te financoj Levizjen!

Ka ndodh shpesh qe kane perfunduar ne burg, ku edhe kane kenduar si bilbil, edhe pas nje kohe jane rikthyer fuqishem me detyre, tani me me kravat dhe katllëk! ...vith stajll!

No comments:

FIFA