6/15/2022

inspirejshen

Ndonjehere nder mend me shkon, mos vall kam ndonje hobi, apo pasion i cili edhe mund te jete i kot, i pa arsyeshem, i pa dobishem, madje edhe i demshen, mos vall!?

Sepse e di vete se dalldisi ndonjehere mbas ndenje gjeje tek e cila ndoshta e investoj kohen me shume se sa qe duhet, ndoshta edhe matrialisht harxhohem me teper, ndoshta edhe u mare nga e drejta qe do tu takonte te tjereve e qe do ta meritonin me shume kohen dhe dedikimin, ndoshta!?

Sidoqoft, konsideroj se gjith kohen mundohem te jeme i balansuar edhe pse e di se kjo nuk ndodhe ne cdo moment, e di se ne shume raste teprohet dhe per ironi gjinden nje mije e nje arsyje per ta arsyetuar veprimin edhe pse ashiqare mund te shihet se eshte e tepert, se eshte ndoshta gabim.  

Ja edhe ketu mund ta theme se edhe perskaj shume hobi-ve dhe pasioneve jane shume me shume hobi dhe pasione qe nuk i kame ne listen e atyre qe i bej as qe do ti beja. Por ka nga ata qe do doja ti bej por qe nuk jame aty, se nuk mund te ia ofroj vetes as fizikisht as matrialisht.

Por ajo qe kohe pas kohe me relakson dhe me shkarkon nga "faji" eventual eshte kur shikoj burra te medhej se si shetitin qen te vegjel, apo me sakt kur shikoj se si nje qeni i vogel si zevzek vrapon perpara me gjuhen jasht perpara e ky burri i madhe detyrohet te vrapoj pas qenit,  thuajse sun e mbane!?

Edhe, per paradoks keta burra me behen inspirim qe te vazhdoj ters edhe une me tutje me pasionet e mia, duke i then vetes "ka edhe me n'zor", "hallall hé burre" dhe filloj ta zbuti, "per shije nuk diskutohet", "pasion e ká", "e kuptoj", "vazhdojm"!  

No comments:

FIFA