6/02/2022

proces

E keni parasysh ate pamjen kur nje individ n' kafe rrin(t)e me telefonin n'dore. Ne fakt tani me kjo pamje nuk eshte shume interesnat sic ishte dikur, sepse sot shumices i bon vaki qe te mbaj telefonin ne dore, ndersa dikur ajo e dalldismja tek telefoni me koken ulur e me shpinen grusur e nje individi i vetmuar tek tavolina, nuk ishte shume pamje e mire dhe shpesh kritikohej, ndoshta edhe me dashamiresi.

E kunderta sot, kur nje individ rrin i vetmuar ne tavolin n'kafe, kur perpara ka vetem filxhanin me kafe, eventualisht te ndezur nje cigare, me doren tek mjekra, i fikusar diku larg me shikim, pá telefon, sigurisht i zhytur thell ne mendime, ndoshta edhe ne halle, kjo pamje sot duket thuajse e cuditshme, jo normale, individi konsiderohet i cuditshem, edhe pse tipi sigurisht ne botekuptimin e vete i kenaqet jetes.

Per mua te dy situatat jane normale, me gjase me shpesh gjindem ne situaten e pare, ku qendroj me telefonin ne dore. Por ndodhen qe ta preferoj situaten e dyte, edhe pse nuk mund ta theme qe cila fiks eshte me e mire. Por mund te nxjer nje perfundim i pergjithshem i nxituar ndoshta se ne rastin te pare mundon ri sjellish punent ne terezi nders ne rastin e dyte i ke punet ne terezi ose je dorzu!?

Mund ta theme se ne asnje raste nuk jame merzitur fort se si duke kur qendroj me telefonin ne dore i "vetmuar" ne tavolin, sepse e verteta eshte se kur nuk kame qene i vetmuar duke mbajt telefonin i cili ne fakt ka qene kapixhiku nga ku na eshte mundesuar komunikimi mes meje dhe ty qe e lexone kete shkrime dhe piKpamjet tjera.

Sidoqoft, insistimi per me trajtu kete teme kot nga nje piKpamje e ketill mund duket e sforcuar, por realiteti eshte se shpesh realiteti ndrron! Ai ndryshimi, vlera te cilit n'varet nga qellimi i perdorimit, shpesh here eshte edhe i nevojshem pse mos ta bejm qe te jete edhe i dobishem!

No comments:

FIFA