Duke e nenkuptuar kontekstin e permbajtjes te ajeteve te cilet lexova sot, integralisht do ti sjelle prej ajetit 55 deri te 63 nga sureja el-enfâl (plaçka e liftes) duke theksuar fjalet rreth te cilave pashmangeshem reflektova!
Nëse ti i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të vënë mend ata që vijnë pas tyre. (s08/a57 - Kuran)
Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë. (s08/a58 - Kuran)
Le të mos mendojnë kurrsesi ata që nuk besojnë se do të fitojnë, sepse nuk mund të Na pengojnë. (s08/a59 - Kuran)
Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe të tjerë, përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do tju shpërblehet dhe nuk do tju bëhet padrejtësi. (s08/a60 - Kuran)
Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka. (s08/a61 - Kuran)
Por, nëse ata synojnë të të mashtrojnë, të mjafton Allahu (si mbrojtës). Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët, (s08/a62 - Kuran) duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund ti bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë. (s08/a63 - Kuran)
Sa urtesi kanketu!!!!!!? SUBHANALLAH!!!
No comments:
Post a Comment