4/09/2023

LE TE DIHET

Nje prej ajeteve qe me se shumti keqperdoret ne debatin kund Islamit, kur tentohet qe te pearqitet si "fe e dhunes" eshte ajeti: "Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët kudo që ti ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo! Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë! Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë." (s09/a5 - Kuran) Zakonisht deke e lene jashte me vetedije pjesen e fundit te ajetit "Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë! Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë."!!! 

Zakonisht islamofobat asnjehere nuk u referohen ajeteve para rendase 3 dhe 4 nga e njejta sure Et-Teube ku qarte jepet konteksti qe njofton per fenomenin e shkeljse se marveshjeve dhe hileve tjera qe aludohen qarte kur thuhet: "Ja shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh: Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo detyrim ndaj idhujtarëve. Nëse ju (idhujtarë) pendoheni, është më mirë për ju; por, nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund ti shpëtoni Allahut! Njoftoji mohuesit për dënimin e dhembshëm (që i pret)." (s09/a3 - Kuran)

"Përjashtim bëjnë ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje e që nuk ju kanë shkelur asgjë prej saj dhe që nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush. Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund. Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij)." (s09/a4 - Kuran)

Sidomos nuk i referohen propozim zgjedhjes se problemit kur thuhet: "Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë." (s09/a6 - Kuran)

No comments:

FIFA