4/25/2023

GJIGANT

Me qe e kam nis' dje ta sosi sot me profesorin Fadil Sulejmani. Dje, para se te hy te godina e Universitetit me beri shume pershtypje ne çast shtatorja e Reketorit te Pare te Universitetit te Tetoves ne prapavi me qiellin e paste blu edhe me inercion nxora telefonin dhe bena video te shkurt qe me vone e postova si reels ne Instagram dhe sot si instantArt ketu ne piKpamje.

Sot, vendosa te ndaj nje moment nga e kaluara jo edhe aq e larget e vitit 1995 kur profesor Fadil Sulejmani, atehere Rektor e une vetem student i vitit te pare ne Universitetin e Tetoves, erdhe ne njeren nga klasat qe mbaheshin ligjeratat ne Reçice,  ishe mote i nje vjeshte te vonshme qe me siguri bente ftoht, pasi qe momemti ka te bej me kaloriferin me te cilin ngroheshin ambientet.

Ato dite me siguri sa e kisha lexuar dikund ate shprehjen: "mos i keshillo me fjale por keshilloj me veper si ta bej dikush diçka"! Dhe si duke shume afer duhet te kete qene me qe me ka ngel ne memorje, kur erdhi Rektori dhe pas bisedes te shkurt, Ai e pa qe kaloriferi ishte afer deres dhe konsideroj se ashtu nuk arrihet efekti i mjaftueshen i nxehjes dhe ne çast e kapi kaloriferin vete pa hezitim edhe e vendosi diku ne nje skaj tjeter te klases ku frynte me teper dhe fryma e ngrohte  kapte me teper neve studenteve.

Me kujtohet si sot, ky gjest me kaploj, sigurisht i ndikuar edhe nga ajo qe kisha lexuar, kur thash me vete, kjo eshte ajo qe duhet te jete! Thash me vete, Ky njeri ne ate moment kishte autoritet ta urdheroj gjithesecilin aty qe te ia ndrroj vendin kaloriferit dhe te ishte gjithcka normale, por jo, Ai e beni vete, e ngrohi klasen, na ngrohi zemrat, e ndriti popullin, i Madhi Fadil Sulejmani!

Qoft per jete Kujtimi o GJIGANT!

No comments:

FIFA