4/30/2023

PINÉ

Me ne fund arrita ta bej 'giro di lago' te shume pritur ne Pine! Nje shetitje rreth e rrotull liqenit jo shume e gjate por shume e bukur me ambient i kendshme natyror, ne nje shteg i regulluar mire, me pika per pushim nga ku mund te shikohet panorama fantastike.

Nje vend relativisht i vogel, me lartesi mbidetare rreth 1000 m. Pine karakteristik per liqenin qe ka, bukur i urbanizuar, tipik me shtepiza per Alpet Italiane, me flore dhe faune karakteristike per liqenin, mrekulli e llojit vete.

Kafeteri lokale, me sherbim tipik al bar, me espresso dhe caffe macchiato me panoram reth e rrotull dhe kalimtar te rastit aty per te shijuar ambientin, ashtu si neve.

Per kuriozitetin tone, ne bar ne qesen e sheqerit nga pas lexoj thenje te ndryshme motivuese, inspiruese, urtesi, pervec tjerave lexoj: "La vita e' una lunga lezione di umilta", apo "Jeta është një mësim i gjatë përulësie" nje moment i mire ne frymen e te gjithe perjetimeve qe te perkujtohet se, e mira, e bukura, e kendeshmja kerkon falemenderim, mirenjohje, kerkon modesti, kerkon perulesi!

Mundesi e mire per fotografim, per video regjistrim, mundesi per glorifikim te momenteve, per ndarje te emocioneve, mundesi per story, reels, posts! 

No comments:

FIFA