4/12/2023

DIHET MOTI

Tallja dhe shakat me ate qe Allahu ka shpallur si dhe nencmimi i te Derguarit te Allahut nenkuptohet se ka qene prezent vazhdimisht ne kohen e hershme, por sic po e kuptojm se nuk ndalet as ne ditet e sodit! Ama, kjo dihet qe dihet, e sic po mund me e lexu Allahu po e tregon se Ai i gjithedishem e dine dhe se duhet me e dite neve edhe gjithe te tjerit, kur thot: "Hipokritët druajnë se do të shpallet ndonjë sure e cila do ti lajmërojë se çka në zemrat e tyre. Thuaj: Talluni po deshët! Allahu sigurisht që do ta nxjerrë në pah atë së cilës ju i druheni." (s9/a64 - Kuran)

"Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim. Thuaj: A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?" (s9/a65 - Kuran)

"Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush (për shkak se u penduan), do ti ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë)." (s9/a66 - Kuran)

"Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri - tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me të vërtetë, hipokritët janë keqbërës." (s9/a67 - Kuran)

"Allahu u ka premtuar hipokritëve, hipokriteve dhe mosbesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë; ai do tiu mjaftojë atyre! Allahu i ka mallkuar dhe ata do të kenë dënim të vazhdueshëm." (s9/a68 - Kuran)

"(Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar." (s9/a69 - Kuran)

No comments:

FIFA