4/03/2023

SADAK ALLAHU UL-AZIM

Sot nuk do te komentoj aspak sepse per mua eshte e qarte e gjitha, vec do te theksoj fjalet qe me bene te reflektoj! Cfar ka thene Allahu eshte e vertet.

I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i mohojnë shpalljet Tona dhe i bëjnë keq vetvetes. (s07/a177 - Kuran)

Ai të cilin Allahu e udhëzon, është në rrugë të drejtë, ndërsa ai të cilin Allahu e shpie në humbje, është vërtet i humbur. (s07/a178 - Kuran)

Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit. (s07/a179 - Kuran)

Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar. (s07/a180 - Kuran)

Ndërmjet atyre që kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e vërtetë dhe gjykojnë drejt.(s07/a181 - Kuran)

Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, dalëngadalë Ne do ti shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar (s07/a182 - Kuran)

e do tu japim afat. Me të vërtetë, plani Ynë është i fortë. (s07/a183 - Kuran)

A nuk u ka vajtur ndonjëherë në mendje atyre se shoku i tyre nuk ka kurrfarë marrëzie?! Ai është vetëm paralajmërues i hapët. (s07/a184 - Kuran)

A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund tu jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?!(s07/a185 - Kuran)

Ata që Allahu i shpie në humbje, askush nuk mund ti udhëzojë në rrugë të drejtë! Ai i lë ata të enden në mosbesimin dhe humbjen e tyre.(s07/a186 - Kuran)

Sadak Allahu ul-Azim!

No comments:

FIFA