4/19/2023

FJALA E FUNDIT

Kur permendet, "Fjalen e Zotit tënd", besoj ketu nenkuptohet Fjala e Zotit si vendimtare (sugjerohet edhe te footnota), mund te nenkuptohet edhe si Fjala e Fundit e Zotit kur permendet ne ajetin: "Vërtet, ata që merituan Fjalën e Zotit tënd, nuk besojnë, (s10/a96 - Kuran)! Dhe pastaj, si mos mendojm per kategorizimin e trishtueshem te atyre qe edhe sikur tu vijnë të gjitha shenjat, derisa të shohin dënimin e dhembshëm." (s10/a97 - Kuran) ...ata nuk do te besoj!!!!

Me pastaj, me beni te mendoj me lakmi historin e popullit te Junusit a.s.:"Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e tu bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe." (s10/a98 - Kuran)

Edhe i rendesishem eshte perkujtimi: "Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do ti detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!" (s10/a99 - Kuran) "Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahut. Ai e zbret zemërimin e Tij mbi ata që smendojnë." (s10/a100 - Kuran)

O Allah, na bene te mendojm, te kuptojm drejt shenjat, na mundeso te besojm, na mbroj nga poshtrimi, nga zemerimi dhe bene qe Fjala e Jote te jete meshire dhe shperblim per neve. Amin

No comments:

FIFA