4/06/2023

NDRITJE

Sa here ketu ne piKpamje aludoj apo adresoj tema qe ne vete ngerthejn termin urtesi, drejtesi, gjykim i drejt, racionalitet dhe te ngjajshme, gjithe keto ne kontekstin e te qenurit perhere ne nivelin qe kerkohet nga njeriu i arsyeshem.

Shpesh aludohet qe ky nivel arrihet me pune, me lexim, me shkollim apo edukim, arrihet si rerzultat i edukates familjar, si rezultat i perkushtimit dhe disciplines. Kjo madje eshte edhe vertet per se!!! 

Por ama kur e lexova sot ajetin: "O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do tju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do tju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do tju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe." (s08/a29 - Kuran) E kuptova, ne fakte u binda se çelsi i arritjes deri tek ndritja e mendjes apo te aftesuarit te mirefillte e te gjykuarit drejte vjen vetem nese i friksohemi Allahut dhe meritojm si shperblim atributet!

Dikush do te pyete me te drejte "po ata te urtit nder shekuj, gjithandej ne bote, qe nuk e njohin Allahun Zot, si eshte puna e tyre"!?

E para gje qe mund ta theme me siguri, qe neve nuk mund ta dime sakte raportin e induvidit me Allahun edhe efektet e ati raporti!
E dyta, nje njeri qe me vetedije apo bindje e mohon Allahun, ai pa dyshim i bene deme vetvetes ndersa "urtesin" apo te "gjykuarit drejt" me gjas nuk e ka autentik!




No comments:

FIFA